Makroekoomia III
Kërkesa agregate dhe produkti ekuilibër Kërkesa përfaqëson ….. AD= C+I+G+NX Sasia e të mirave të kërkuara, varret nga niveli i të ardhurave në ekonomi. Mirëpo, në këtë rast supozojmë se sasia e të mirave të kërkuara është konstante apo e pavarur nga niveli i të ardhurave.
Atëher kush e përcakton nivelin e të ardhurave? Në këtë rast po themi që sasia e kërkuar është konstante, apo e pavarur nga niveli i të ardhurave…. Atëher kush e përcakton nivelin e të ardhurave? Duhet të kthehemi te koncepti i produktit ekuilibër ???
Produkti Ekuilibër Produkti është ne nivelin ekuilibër të tij kur sasia e produktit të prodhuar është e barabartë me sasinë e kërkuar. Një situatë ekuilibri është ajo situatë në të cilën nuk ka forca që shkaktojnë ndryshimin.
Fig.1 Ekuilibri me kërkesë agregate Vija 45, ku AD=Y, tregon pikat ku produkti është i barabartë me të ardhurat AD AD=Y IU - shtesat e paplanifikuara të invertarëve IU>0 6 AD IU<0 Y 4 6 8 produkti
Funksioni i konsumit dhe kërkesa agregate Pasi që e përcaktuam qartë konceptin e produktit dhe konsumit, do të përqendrohemi në përcaktuesit e kërkesës agregate, veçanërisht kërkesën për konsum. Lidhja midis konsumit dhe të ardhurave përshkruhet nga funksioni i konsumit.
Funksioni i konsumit Supozojmë se kërkesa për konsum rritet me rritjen e nivelit të të ardhurave: C = Ć + cY .......................... ( 2) Ć – niveli i konsumit kur niveli i të ardhurave është 0, c – prirja margjinale për konsum, përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi rritje të të ardhururës. Te ky funksion duhet t’i theksojmë dy probleme: kërkesat e individëve për konsum lidhen më shumë me sasinë e të ardhurave se sa me nivelin e prodhimit. Si mund të konsumojnë diçka individët kur të ardhurat e tyre janë 0? Për një kohë të caktuar ata mund të shesin aktivet e tyre, mirëpo do të ishte e vështirë të vazhdohej të bliheshin të mira kur të ardhurat janë 0.
Konsumi dhe kursimi Çfarë ndodh me pjesën e të ardhurave, pjesën ( 1 – c ), që nuk shpenzohet për konsum? Nëse kjo nuk shpenzohet duhet të kursehet. S = Y – C .....................................( 3 ) Me kombinimin e ekuacioni 2 dhe 3, kemi: S=Y–C=C–cY=–C+(1–c)Y.......... ( 4 ) Nga ky ekuacion shikojmë që kursimi është një funksion rritës i nivelit të ardhurave sepse prirja margjinale për kursim, s = 1 – c, është pozitive.
Investimet e planifikuara dhe AD Tani kemi specifikuar një komponentë të kërkesës agregate (AD), kërkesën për konsum. Duhet të marrim parasysh edhe përcaktuesit e shpenzimeve për investime. Mirëpo, për momentin supozojmë që shpenzimet qeveritare dhe eksporti neto janë të barabarta me 0, kërkesa agregate përfaqëson shumën e kërkesës për konsum dhe për investime.
(G, dhe Nx janë të barabarta me 0) AD = C + I C = Ć + cY AD = Ć + cY + Ĭ, Ă = C + Ĭ AD = Ă + cY, ................. ( 5 ) Funksioni i kërkesës agregate pasqyrohet në figurën. Pjesa e kërkesës agregate Ă = Ć + Ĭ, është e pavarur ose autonome nga niveli i të ardhurave. Por në fakt, kërkesa agregate varret nga niveli i të ardhurave, se me rritjen e të ardhurave kemi rritje të kërkesës për konsum.
Funksioni i konsumit dhe kërkesa agregate Grafiku i kërkesës agregate përfitohet duke mbledhur kërkesën për konsum me kërkesën për investime. AD AD=Y AD=Ă+cY E C = Ć+cY Ă I Ć Y Yo
Të ardhurat dhe produkti ekuilibër Përcaktimi i të ardhurave dhe produkti ekuilibër Në çdo nivel tjetër sipër Yo, kërkesa është më e vogël, dhe si rezultat firmat nuk do të jenë në gjendje t’i shesin produktet e prodhuara, dhe kemi akumulim të inventarëve të tepërta. AD Gjithashtu kur kërkesa është më e madhe se prodhimi, kemi: AD=Y Pika E, pika ekuilibruese ku kërkesa agregate është e barabartë me produktin IU>o AD=Ă+cY E C = Ć+cY Ă IU<o I Në këtë nivel të produktit dhe të ardhurave, shpenzimet e planifikuara barazohen plotësisht me prodhimin. Ć Y Yo
Formula e produktit ekuilibër Produkti është në nivelin ekuilibër kur kërkesa agregate është e barabart me produktin. Y = AD.........................................( 6 ) Tani zëvendësojmë kërkesën agregate ( AD ) prej ekuacionit ( 5 ) AD = Ċ + Ĭ + cY, dhe kemi: Y = Ă + cY ....................................( 7 ) përderisa në ekuacionin ( 7 ), në të dy anët e kushtit të ekuilibrit kemi Y, mund të mbledhim kufizat dhe ta zgjidhim duke gjetur nivelin ekuilibër të të ardhurave dhe produktit, që e shënojmë me Y0: 1 Yo = Ă 1 - c
Multiplikatori Multiplikatori përfaqëson sasinë me të cilën ndryshon produkti ekuilibër kur kërkesa agregate rritet me një njësi. Formula e multiplikatorit: 1 Α = 1 - c
Analiza grafike e multiplikatorit AD AD=Y Fillimisht pika E, është pika ekuilibruese Me rritjen e shpenzimeve autonome, ΔA kemi zhvendosje të AD – AD’ AD’=Ă’+cY E’ G AG AD = Ă+cY Ă’ E ΔA Efekti i multiplikatorit tregohet në distancë Yo-Yo’ Ă ΔY Y Yo Y’ Yo’
Buxheti Teprica Buxhetore përfaqëson tepricën e të ardhurave të qeverisë, që përbëhen prej taksave, mbi shpenzimet e përgjithshme të saj, që përbëhen prej blerjeve të të mirave e shërbimeve dhe pagesave të transferueshme. BS = TA – G – TR
Nëse qeveria ka më shumë shpenzime se sa të hyra, atëherë kemi deficit buxhetor. BS (teprica buxhetore) Pika më e ulët Y BS=tY-G-TR Te ardhurat, produkti -(G+TR) Nëse qeveria grumbullon më shumë taksa, se sa që ka shpenzime atëherë na paraqitet suficiti buxhetor.
Projekt buxheti i Kosovës Të hyrat e vitit 2006 do të jenë 656 mil. € Sipas këtij projekt buxheti të hyrat do të sigurohen nga: TATIMET 551.5 mil. € 126 mil. € tatime të brendshme 425 mil. € tatime në kufij