Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

MAKROEKONOMIA Për nivelin e parë (Bachelor)

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Παρουσίαση με θέμα: "MAKROEKONOMIA Për nivelin e parë (Bachelor)"— Μεταγράφημα παρουσίασης:

1 MAKROEKONOMIA Për nivelin e parë (Bachelor)

2 E ARDHURA KOMBËTARE HYRJE.
Për të analizuar shpërndarjet e të ardhurave të realizuara në një ekonomi studiojmë bashkëveprimin e pjesëve të ndryshme të ekonomisë. Analiza e fluksit të parasë nga pikëpamja e aktiveve ekonomike të familjes, firmave, dhe qeverisë përfshin; Ekonomitë familjare,marrin të ardhura dhe i përdorin ato për të paguar taksat qeverisë, për të konsumuar mallra dhe shërbime si dhe për të kursyer përmes tregut financiar. Firmat, marrin të ardhura nga shitja e mallrave dhe shërbimeve dhe i përdorin ato për të blerë faktorët e prodhimit të domosdshëm për të prodhuar.Të dyja si ekonomitë familjare dhe firmat marrin hua në tregun financiar për të blerë mallra të tilla si shtëpi, apo faktorët e prodhimit. Qeveria, merr të ardhura nga taksat dhe i përdor ato për blerjet qeveritare. Çdo tejkalim i të ardhurave nga taksat mbi shpenzimet qeveritare të kryera është konsideruar si kursim publik. Në rastin kur të ardhurat tejkalojnë shpenzimet ekonomia është në suficit buxhetor dhe në rastin kur të ardhurat janë më të vogla se shpenzimet ekonomia është në deficit buxhetor. Ketu do të trajtohet dhe modeli klasik bazë për të shpjeguar bashkëveprimin ekonomik të pjesëve të ndryshme të ekonomisë.

3 E ARDHURA KOMBËTARE. 1.1. Faktorët e Prodhimit.
FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.1. Faktorët e Prodhimit. Prodhimi i mallrave dhe shërbimeve, që është GDP–ja varet nga; Sasia inputeve të quajtura faktorët e prodhimit Aftësia për ta kthyer inputin në produkt, dhe kjo përcaktohet nga funksioni i prodhimit. Dy faktorët më të rëndësishëm në procesin e prodhimit janë puna dhe kapitali. Kapitali është tërësia e mjeteve që punëtorët përdorin në procesin e prodhimit. Puna është koha që harxhojnë punëtorët. Supozojme; Faktorët e prodhimit janë të pandryshueshëm në një moment të dhënë. Pra, këta variabla janë të fiksuar në një nivel; __ _ K=K; L=L ku; K është kapitali, dhe L është puna. Faktorët e prodhimit të fiksuar në një nivel janë në kushtet më të mira të dobishmërisë dhe shfrytëzimit të tyre. Ekonomia është në kushtet e punësimit të plotë.

4 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE.
E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.2. Funksioni i Prodhimit. Duke e përcaktuar me Y sasinë e produktit të prodhuar, funksioni i prodhimit është si me poshtë; Y= F (K, L).Ekuacioni përcakton që produkti është funksion i dy variablave, të punës dhe të kapitalit. Funksioni i prodhimit përcakton teknologjinë e përshtatshme për kthimin e kapitalit dhe punës në produkt. Një funksion prodhimi funksionon me kthime konstante të shkallës nëqoftëse një rritje në përqindje në të gjithë faktorët e prodhimit shkakton një rritje të produktit me të njëjtën përqindje .Matematikisht ky ka kthime konstante të shkallës nëqoftëse; zY=F(zK,zL), për një numër pozitiv z. Nënkupton që nëqoftëse shumëzojmë si sasinë e kapitalit dhe sasinë e punës më të njëjtin numër z, produkti shumëzohet gjithashtu me të njëjtin numër z.

5 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.3 Shpërndarja e të Ardhurave Kundrejt Faktorëve të Prodhimit. Këtu analizohet se si faktorët e prodhimit dhe funksioni i prodhimit së bashku përcaktojnë sasinë e mallrave dhe shërbimeve të ofruara. Matematikisht shprehet ; _ _ _ Y=F(K, L)= Y Supozojmë që sasia e kapitalit, e punës jane te fiksuara dhe produkti gjithashtu është i fiksuar në nivelin Y. Teoria moderne shpjegon se si e ardhura kombëtare ndahet përmes faktorëve të prodhimit. Kjo është quajtur teoria neoklasike e shpërndarjes, e cila është pranuar në pjesën më të madhe nga ekonomistët e sotëm. Faktorët që përcaktojnë shpërndarjen e të ardhurave kombëtare. Faktori çmim. Shpërndaja e të ardhurave kombëtare përcaktohet nga faktori i çmimeve. Çmimet përbëhen nga: Sasia monetare e paguar për faktorët e prodhimit. Paga e punëtorëve E ardhura që mbledhin zotëruesit e kapitalit.

6 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. Grafik 1: Ekuilibri i faktorëve të prodhimit 1.3 Shpërndarja e të Ardhurave Kundrejt Faktorëve të Prodhimit. Grafiku ilustron faktin që çmimet e secilit faktor të prodhimit përcaktohen nga kërkesa dhe oferta për secilin faktor. Supozojme që faktorët e prodhimit të një ekonomie janë fiks, keshtu kurba e ofertës së faktorëve është vertikal. Ndërprerja e kurbës së kërkesës për faktorët e prodhimit, me pjerrësi negative, dhe e kurbës së ofertës për faktorët e prodhimit me pamje vertikale, përcakton çmimin ekuilibër të faktorëve. .

7 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.3 Shpërndarja e të Ardhurave Kundrejt Faktorëve të Prodhimit. Vendimet me të cilat përballen firmat konkuruese. Supozojme qe firma eshte konkurruese. Një firmë e tille është relativisht e vogël, kështu që ka pak influence në çmimin e tregut, dhe ne pagat e punetoreve. Për të realizuar produktin firma ka nevojë për dy faktorë të prodhimit, kapital dhe punë. Funksioni i prodhimit per nje firme është ;Y=F(K,L) Y është numri i njësive të prodhuara nga firma,pra produkti i firmës, K numri i makinave të përdorura, pra sasia e kapitalit, L numri i orëve të përdorura për të prodhuar produktin nga punëtorët, pra sasia e punës. Firma e shet produktin me një çmim P, punëson punëtorët me një page W, dhe përdor kapital me një normë R. Fitimi është;. Fitim= E Ardhur – Koston e Punës –Koston e Kapitalit. =PY-WL-RK . Ku; P xY; Çmimi i shitjes së mallrave i shumëzuar me sasinë e prodhuar nga firma. WxL, është kostoja e punës, ku W koha e shpenzuar dhe L sasia e punës. RxK, është kostoja e kapitalit, çmimi i përdorimit të kapitalit R shumëzuar me sasinë e kapitalit K. Ne ekuacionin Y=F(K,L), zëvendësojme Y, kemi; Fitim = PF (K, L)-WL-RK. Kjo tregon që fitimi varet nga niveli i çmimeve të produktit P, nga çmimet e faktorëve të prodhimit W dhe R, si dhe sasitë e faktorëve L dhe K.

8 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.3 Shpërndarja e të Ardhurave Kundrejt Faktorëve të Prodhimit. Kërkesa e firmës për faktorët e prodhimit Cilat janë sasite maksimizuese të fitimit? Marrim në konsideratë sasinë e punës dhe sasinë e kapitalit. Produkti marxhinal i punës. Sa më tepër punë harxhon firma aq më tepër produkt ajo prodhon. Produkti marxhinal i punës (M P L ) është sasia shtesë e produktit që firmat marrin nga një njësi shtesë e punës, duke mbajtur fiks sasinë e kapitalit. Ne mund ta shprehim këtë duke përdorur funksionin e prodhimit; PL= F(K,L+1 ) –F(KL). Faktori i parë në anën e djathtë është sasia e produktit të prodhuar me K njësi të kapitalit dhe L+ 1 njësi të punës. Faktori i dytë është sasia e produktit të prodhuar me K njësi të kapitalit dhe L njësi të punës. Ky ekuacion përcakton që Produkti Marxhinal i Punës është diferenca ndërmjet sasisë së produktit të prodhuar me L+ 1 njësi dhe sasisë së prodhuar me vetëm L njësi të punës. Pjesa më e madhe e funksioneve të prodhimit operojnë në zvogëlimin marxhinal të prodhimit. Duke mbajtur sasinë e kapitalit fiks, produkti marxhinal i punës zvogëlohet ndërsa sasia e punës rritet. .

9 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. Grafik 2: Funksioni i prodhimit. 1.3 Shpërndarja e të Ardhurave Kundrejt Faktorëve të Prodhimit. Grafiku tregon që produkti marxhinal i punës është në përpjesëtim të zhdrejtë me funksionin e prodhimit. Ndërsa sasia e punës rritet, funksioni i prodhimit bëhet me i sheshtë, duke treguar zvogëlimin e produkti marxhinal.

10 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE S HËRBIMEVE. G rafik 3: Skeduli i produktit marxhinal të punës. 1.3 Shpërndarja e të Ardhurave Kundrejt Faktorëve të Prodhimit. Për të maksimizuar fitimin, firma punëson punë deri në pikën në të cilën produkti marxhinal i punës është i njëjtë me pagën reale. Grafiku tregon që Produkti M arxhinal i Punës varet nga sasia e punës e punësuar,duke mbajtur stokun e kapitalit konstant. Për arsye se M PL zvogëlohet ndërsa sasia e punës rritet kurba ka pjerrësi negative.Për cdo nivel page të dhënë firma punëson deri në pikën në të cilën MPL është e njëjtë me pagën reale.

11 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.3 Shpërndarja e të Ardhurave Kundrejt Faktorëve të Prodhimit. Produkti Marxhinal i Kapitalit dhe kërkesa për kapital. Firma vendos se sa kapital do të përdorë në të njëjtën mënyre se si ajo vendos se sa punë do të punësojë. Produkti Marxhinal i Kapitalit ( M P K) është sasia e produktit shtesë që firma merr nga një njësi shtesë e kapitalit, duke mbajtur sasinë e punës fiks;. M PK = F (K + 1 , L) – F ( KL). Produkti Marxhinal i Kapitalit është diferenca ndërmjet sasisë së produktit të prodhuar me K+ 1 njësi të kapitalit me produktin që prodhohet me vetëm K njësi të kapitalit. A . Kapitali është subjekt i zvogëlimit të produktit marxhinal. Rritja e fitimit nga përdorimi i një makine shtesë është e ardhura shtesë nga shitja e produktit të një makine minus çmimin që është paguar për përdorimin e makinës. Δ Profit = Δ R evenues – Δ C ost = ( P x M PK) - R. Për të maksimizuar fitimin, firma vazhdon të përdorë më tepër kapital derisa M PK bie deri në pikën që është e njëjtë me çmimin e paguar për përdorimin e makinës. Ç m i m i i pag uar p ër përdorim n e ma kinë s është çmimi që matet me njësinë e mallrave dhe jo me njësi monetare. Kërkesa e firmës për secilin faktor të prodhimit është derisa produkti marxhinal i faktorëve bie në pikën që është e barabartë me çmimin real të faktorëve.

12 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. Ndarja e te Ardhures Kombetare . Shpërndarja nga faktorët e prodhimit të të ardhurave totale të ekonomisë. Nëqoftëse të gjitha firmat në një ekonomi janë konkurruese dhe maksimizuese të fitimit, atëherë secili faktor i prodhimit paguhet në vartësi të kontributit të vet marxhinal në procesin e prodhimit. Paga reale e paguar për secilin punëtor është e barabartë me MPL dhe çmimi real që paguhet për përdorimin e kapitalit është barabartë me MPK. Paga reale agregate e paguar për punën është MPLxL, dhe pagesa reale e paguar për pronarët e kapitalit është MPK x K. Të ardhurat që mbeten pasi firmat kanë paguar faktorët e prodhimit është fitimi ekonomik i pronarëve të firmave.Fitimi real ekonomik është; Fitimi ekonomik = Y-(MPL x L) - (MPK x K) Për të vëzhguar shpërndarjen e të ardhurave kombëtare sistemohen termat në vazhdim; Y= (MPL xL) + (MPK xK) + Fitimin ekonomik.

13 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.4 Ndarja e te Ardhures Kombetare . Nëqoftëse funksioni i prodhimit është funksion i kthimit konstant të shkallës, atëherë fitimi ekonomik është zero. Në këtë mënyrë asgjë nuk ka majtas pasi faktorët e prodhimit janë paguar. Ky konkluzion ndjek teoremen e Euler’s,e cila përcakton që nëqoftëse funksioni i prodhimit ka kthime konstante të shkallës atëherë; F(K,L) = (MPKxK) +( MPL xL.) Nëqoftëse secili faktor i prodhimit ka paguar produktin e vet marxhinal, atëherë shuma e këtyre pagesave ështe e njëjtë me produktin total.Pra, fitimi ekonomik është zero. Por, si shpjegohet ekzistenca e “fitimit” në ekonomi? Termi “Fitim” normalisht ka kuptim të ndryshëm nga “fitimi ekonomik”. Kemi supozuar që ka tre aktorë; Punëtorët Pronarët e kapitalit. Pronarët e firmave. Totali i të ardhurave ndahet përmes pagave, kthimeve të kapitalit dhe fitimit ekonomik. Fitimi kontabël = Fitimi Ekonomik +( MPK xK). Keshtu; Secili faktor i prodhimit paguhet për produktin e tij marxhinal dhe pagesa e këtyre faktorëve është produkti total. Totali i produktit ndahet për pagesat për kapital dhe për pagesën për punë në vartësi të produktivitetit marxhinal të tyre.

14 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. Grafik 4: Fluksi i qarkullimit te parasë ne ekonomi. 1.4 Ndarja e te Ardhures Kombetare . Faktorët që përcaktojnë kërkesën për mallra dhe shërbime. Ketu analizohet diagrama e fluksit të qarkullimit të parasë në ekonomi. Më lart kemi përcaktuar 4 komponentë të GDP–së. Konsumi ( C ) Investimet ( I) Blerjet qeveritare (G) Net eksport (Nx) Diagrama përmban vetëm tre komponentët e pare. Supozojmë se operojmë në një ekonomi të mbyllur.Një ekonomi e mbyllur ka tre përdorime për mallrat dhe shërbimet e prodhuara;. Y= C+I+G.

15 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. Grafik 5 : Fluksi i qarkullimit te parasë ne ekonomi. 1.4 Ndarja e te Ardhures Kombetare . Faktorët që përcaktojnë kërkesën për mallra dhe shërbime. Të shohim GDP-ne përmes këtyre tre përdorimeve. Konsumi. Përbën 2/3 e GDP–së. Ekonomitë familjare marrin të ardhura nga puna e tyre.Qeveria i takson ato në një sasi T. E Ardhura përcaktohet pas pagesave të të gjitha taksave pra, Y-T, që është e Ardhura e Diponueshme. Keshtu kemi;C=C (Y-T) Marrëdhënia ndërmjet konsumit dhe të ardhurave disponibël quhet Funksion i Konsumit.Prirja marxhinale për konsum (MPC) është sasia që shkon për konsum kur e ardhura disponibël rritet me një njësi. 0<MPC<1.

16 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. Grafiku 6: Funksioni i investimeve 1.4 Ndarja e te Ardhures Kombetare . Investimi Sasia e mallrave për investime varet nga norma e interesit. Investimi është fitimprures kur e ardhura e nxjerrë nga rritja e prodhimit tejkalon koston. Nëqoftëse norma e interesit rritet investimi ulet. Ketu behet dallimi ndërmjet normës nominale të interesit dhe normës reale te tij. Norma nominale e interesit është norma e interesit që investitorët paguajnë për huanë e marrë. Norma reale e interesit është norma nominale e interesit e korrektuar me normën e inflacionit. Pra, nuk mbart efektin e inflacionit.   Norma reale e interesit = Normën nominale te interesit – Normën e inflacionit.

17 E ARDHURA KOMBËTARE 1.FAKTORËT QË PËRCAKTOJNË PRODHIMIN E MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE. 1.4 Ndarja e te Ardhures Kombetare . Blerjet qeveritare. Blerjet qeveritare janë komponenti i tretë i kërkesës. Qeveria kryen shërbime publike. gje qe e bën ate blerëse të mallrave dhe shërbimeve. Një tjetër shpenzim qeveritar është kryerja e transfertave, te cilat nuk bëhet në këmbim të produktit të ekonomisë për mallra dhe shërbime, prandaj nuk përfshihen në variablin G. Pagesa e transfertave ndikon në kërkesën për mallra dhe shërbime indirekt, jane e kundërta e taksave. Ato rritin të ardhurën disponibël, ndryshe nga taksat që e ulin të ardhurën disponibël. Tani të ardhurat disponibël janë të barabarta me produktin e realizuar minus taksat plus transfertat.


Κατέβασμα ppt "MAKROEKONOMIA Për nivelin e parë (Bachelor)"

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Διαφημίσεις Google