Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

L05 Teoria e kërkesës për punë

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Παρουσίαση με θέμα: "L05 Teoria e kërkesës për punë"— Μεταγράφημα παρουσίασης:

1 L05 Teoria e kërkesës për punë
Dr. Avdullah Hoti

2 5.1. Konsiderata të përgjithshme
Firmat kërkojnë punëtorë pasi puna është një ndër faktorët e prodhimit Kërkesa për punë paraqet nivelin e punësimit që firmat dëshirojnë të kenë me qëllim të maksimizimit të fitimit Për kompaninë, numri optimal i punëtorëve varet nga: Ndryshimi i pagës Teknologjia e prodhimit Niveli i shitjeve dhe i të ardhurave të firmës Kostoja e kapitalit dhe faktorëve të tjerë

3 5.1. Konsiderata të përgjithshme
Analiza e KP bëhet në këto periudha Momentale: L dhe K janë të fiksuar Afatshkurtër: L është i ndryshueshëm por jo K Afatgjatë: L dhe K janë të ndryshueshëm Shumë afatgjatë: L, K dhe teknologjia janë të ndryshueshme Dallimi në mes të periudhave është konceptual Periudhat kohore dallojnë nëpër industri të ndryshme Periudhë afatgjatë mund të konsiderohet: Në industrinë e rëndë: disa vite Në shërbime: disa muaj apo javë

4 5.2. Kërkesa për punë në periudha afatshkurtra
KP në periudha afatshkurtra bazohet në teorinë neoklasike të produktivitetit margjinal të punës: Supozimet: Firmat maksimizojnë fitimin Në procesin e punës përdoren vetëm L dhe K Ekziston konkurencë e plotë Pagat e punëtorëve përbëjnë të vetmen kosto të punës dhe punëtorët janë homogjen

5 5.2. Kërkesa për punë në periudha afatshkurtra
Sa duhet të jetë numri i punëtorëve që duhet të punësojë firma? Firma punëson punëtorë deri në momentin kur: e ardhura marxhinale nga puna > koston marxhinale të punës MRPL > MCW Në konkurencë të plotë MCW = W 5 5

6 5.2. Kërkesa për punë në periudha afatshkurtra
Pra firma duhet të llogarisë të ardhurat margjinale nga puna dhe t’i krahasojë me koston. Tri raste paraqiten: MRPL > MCW firma duhet ta punësojë punëtorin e fundit MRPL < MCW firma nuk duhet ta punësojë punëtorin e fundit MRPL = MCW firma nuk duhet ta ndryshojë numrin e punëtorëve pasi ai numër i punëtorëve i siguron fitim maksimal

7 5.2. Kërkesa për punë në periudha afatshkurtra
Por, kërkesa për punë është kërkesë e prejardhur KP varet nga kërkesa për produket e firmës Kështu që KP varet nga: Sa produktive është puna për prodhimin e një malli Sa është vlera e produktit që prodhon puna 7 7

8 Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra
Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra shpreh lidhjen midis dy imputeve (L dhe K) dhe produktit (Q) që mund të prodhohet: Q = f (K, L) K është fikse, L është variabile Duke mbajtur K konstant, firma vendos sa është niveli i L për të maksimizuar Q Çfarë ndodh me Q nëse L shtohet në mënyrë të njëpasnjëshme? Tabela 5.1

9 Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra
Kolona 1: Kapitali fizik është fiks në 10 njësi Kolona 2: Puna është variabile (nga 0 në 8 njësi) Kolona 3: Produkti prodhohet me kombinimin e K dhe L Kolona 4: Produkti mesatar i punës (APPL) APPL= TPPL / L Kolona 5: Produkti margjinal fizik (MPPL) MPPL= ΔQ / ΔL ose ΔTP / ΔL

10 Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra
10 10

11 Funksioni i prodhimit në periudha afatshkurtra
Duke përdorur të dhënat në Tabelën 5.1 ndërtohet Figura 5.1 Deri në nivelin L1 rritet MPPL me rritjen e punësimit Prej L1 deri në L2, bie MPPL Pas L2, MPPL merr vlera negative Kurbat MPPL dhe APPL kanë sjellje të ndryshme MPPL arrin maksimumin më parë se APPL Kur APPL rritet, MPPL ndodhet mbi kurbën APPL Kur APPL është në rënie, MPPL ndodhet poshtë APPL Kur APPL është në maksimum, MPPL është e barabartë me APPL 11 11

12 12 12

13 Kurba e KP për një firmë në periudha afatshkurtra
Firma tenton të maksimizojë fitimin Firma vepron në tregje konkurente të punës dhe kapitalit Tabela 5.2 paraqet çmimin dhe të ardhurat nga produkti Çmimi mbetet 2 pasi tregu është konkurent Firma i llogarit: të ardhurat totale (TR) dhe margjinale (MRPL) Të dhënat nga kolona 1 dhe 6 përdoren për të ndërtuar kurbën e KP në periudha afatshkurtra për një firmë që vepron në një treg konkurent Firma që synon maksimizimin e fitimit krahason të ardhurat marxhinale me koston marxhinale Firma vazhdon të punësojë punëtorë derisa çdo punëtorë shtesë sjell të ardhura më shumë se sa kostoja totale e tij (paga)

14 Kurba e KP për një firmë në periudha afatshkurtra
14 14

15 Kurba e KP për një firmë në periudha afatshkurtra
Kostoja totale e punës: TCl = LxW Në marrjen e vendimit për punëtorit shtesë nuk krahasohet TC por krahasohet MCW MCW=ΔTCW / ΔL Table 5.3 paraqet TCW(=LxW) dhe MCW Konkluzioni nga Table 5.3: MCW=W Pra për firmën që vepron në konkurencë të plotë MCW=W

16 Kurba e KP për një firmë në periudha afatshkurtra
Kjo kornizë teorike përdoret për të parë se deri kur firma vazhdon të punësojë punëtorë: Firma në kushte konkurente vazhdon të punësojë punëtorë derisa: MRPL=W (1) Në konkurencën e plotë e dimë se të ardhurat marxhinale janë të barabarta me çmimin e produktit: MR=P (2) Po ashtu, dimë se të ardhurat marxhinale të produktit nga puna llogariten: MRPL = MR x MPL (3) Duke zëvendësuar MR me P do kemi: MRPL = P x MPL (4) Atëherë kushti i ekuilibrit për kërkesën për punë për një firmë individuale do të ishte: P x MPL = W (5) Firma punëson derisa paga është e barbartë me produktin marxhinal shumëzuar me çmimin e atij produkti

17 Kurba e KP për një firmë në periudha afatshkurtra
Kurba për punë e firmës në afat të shkurtër: Figura 5.2 Hapi 1: përdoren të dhënat nga kolona 1 dhe 6 të Tabelës 5.2 Hapi 2: për të ditur nivelin e punësimit të firmës, tërheqim një vijë horizontale për secilin nivel të pagës. Kur kjo vijë pritet me MRPL, përcaktohen numrin i punëtorëve që duhet të punësojë firma Hapi 3: Bashkimi i pikave për nivelin e punësimit në secilin nivel page jep kurbën e punësimit të një firme në tregje konkurente të punës (Figura 5.3). Kurba e kërkesës për punë tregon lidhjen reciproke midis niveleve të ndryshme të pagës dhe nivelit optimal të punësimit Dy momente: Ndryshimi i pagës shkakton lëvizje nëpër kurbë ndryshimi i faktorëve të tjerë zhvendos kurbën

18 Kurba e KP për një firmë në periudha afatshkurtra
18 18

19 5.6. Kurba e KP e degës dhe tregut në në periudha afatshkurtra
Kurba e KP e degës gjendet duke mbledhur horizontalisht të gjitha kurbat e KP të firmave Duke mbledhur kurbat e KP të një lloji të punës të të gjitha degëve formohet KP për punë e tregut Por shfaqet një problem: Firma e vetme është ‘pranuese e çmimit’, Por tregu si tërësi mund ta ndryshoj çmimin, Kur të gjitha firmat punësojnë më shumë punëtorë atëherë rritet prodhimi total (Fig. 5.4) Ulet çmimi nga Pe në P1

20 5.6. Kurba e KP e degës dhe tregut në në periudha afatshkurtra
Efekti i uljes së çmimit në MRPL dhe në kurbën e KP? Figura 5.5: Supozojmë se janë 100 firma në degë Kur W=50, çdo firmë punëson 50 punëtorë Punësimi në degë = 100 firma x 50 punëtorë = 5,000 punëtorë Nëse paga ulet nga Wo në W1, secila firmë rrit prodhimin => rrit nr e punëtorëve Pasi W ndryshon, lëvizim nga pika a në pikën b dhe secila firmë tani punëson 60 punëtorë Në nivel të degës punësimi është 6,000 punëtorë Kur të gjitha firmat rrisin prodhimin, rritet prodhimi total (TP), pra rritet oferta e tregut Kur kërkesa nuk ndryshon kjo çon në uljen e çmimit POR: çmimi përdoret në llogaritjen e MRPL => ulja e çmimit e ul edhe MRPL Kështu, kurba e MRPLo do të zhvendoset poshtë në MRPL1 Nëse paga është W1 firma punëson 55 punëtorë (5,500 në nivel të degës), kjo pasi W=MRPL1 Kurba e KP e degës ndryshon nga AB në AC.

21 5.6. Kurba e KP e degës dhe tregut në në periudha afatshkurtra
21 21

22 5.7. Elasticiteti i kërkesës për punë
Kurba e KP ka pjerrtësi negative (punësimi dhe paga kanë lidhje negative) Sa ndryshon punësimi kur ndryshn paga? Pyetje që ka të bëjë me politikat e tregut të punës Supozojmë se W ndryshon. Si do reagojnë firma? Koeficienti i elasticitetit të KP EDL = Ndryshimi në % në sasinë e kërkuar të punës Ndryshimi në % e pagës Koeficienti është me shenjë minus për shkak të lidhjes së zhdrejtë Varësisht prej vlerave të EDL, paraqiten 5 raste (Figura 5.7) (1): EDL= +infinit plotësisht elastike (2): EDL= 0 plotësisht joelastike (1): EDL= 1 krejtësisht elastike (1): 1< EDL< +infinit relativisht elastike (1): 0< EDL<1 relativisht joelastike

23 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
Në L-T, të gjithë faktorët e prodhimit ndryshojnë Firma mund të ndryshojë faktorët e prodhimit, mund të zëvendësojë njërin me tjetrin etj. Firma maksimizon fitimin duke kombinuar L dhe K që e minimizojnë koston Zgjedhja optimale e L dhe K përcaktohet nga: Teknologjia që përcakton raportet e L me K Çmimet relative të L dhe K Funksioni i prodhimit në L-T: Q=f(L, K)

24 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
Tabela 5.4 paraqet kombinimin e L dhe K për max e Q Q=24 prodhohet me: (i) L=6, K=1; (ii) L=1, K=6; (iii) L=3, K=3 Kombinimet e prodhimeve të barabrta paraqiten në Fig. 5.8 Duke kombinuar këto kurba fitohen kurbat e prodhimit të barabarta Figura 5.8/1 Izokuantet: kombinimet e L dhe K që japin Q të njëjtë Kanë pjerrtësi negative Janë konvekse ndaj origjinës Izokuantja më larg origjinës paraqet sasinë më të madhe të Q Nuk priten

25 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
25 25

26 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
Lëvizjet nëpër izokuante ndryshojnë kombinimin e L dhe K për të njëjtin nivel të Q Koeficioeni me të cilin zëvendësohet K me L duke mbajtur Q konstant paraqet normën marxhinale teknike të zëvendësimit (MRTS) Firma tenton të arrijë izokuanten më të lartë por kufizohet nga çmimet relative të faktorëve të prodhimit

27 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
Çmimet relative të faktorëve të prodhimit: Vija e izokostos Blerja e K apo L është e kushtueshme Duke ditur çmimet relative të faktorëve të prodhimit ndërtojmë vijën e izokostos Tregon kombinimet e L dhe K që firma mund t’i blejë me të njëjtën sasi të parave Nëse B është shuma e parave që ka firma, atëherë QK x PK + QL x WL = B Nëse firma blenë vetëm K ose L, atëherë QK = B / PK ose QL = B / WL

28 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
Këto janë paraqitur në Figurën 5.9 Vija e izokostos B / PK deri B / WL paraqet kombimin e K dhe L që mund të blejë firma me B Disa veti të izokostos: Pjertësia e izokostos është konstante: WL /Pk Kur firma e rrit B, vija e izokostos zhvendoset lartë Nëse çmimi i punës rritet ndryshon pjerrtësia e vijës së izokostos

29 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
Firma dëshiron të arrijë izokuantin më të lartë Por kjo kufizohet me izokoston Firma zgjedh izokantin që pritet tangjent me izokoston Figura 5.10 Firma merr këto vendime: Niveli i Q që maksimizon fitimin Pasi të vendosë për Q, pastaj vendos për kombinim në mes të K dhe L për prodhimin e atij Q Kombinimi optimal për prodhimin e Q2 është K+ dhe L+

30 5.7. Kurba e KP në periudha afatgjata
30 30

31 Pyetje për diskutim Numri optimal i L të firmës Faktorët që ndikojnë në L të firmës Periudhat për analizën e KP Funksioni i prodhimit MRPL, MCW, APPL, TPL Kurba e KP e firmës, degës dhe industrisë KP në periudha afatgjata Norma e zëvendësimit të K me L Izokuantet Izokostot


Κατέβασμα ppt "L05 Teoria e kërkesës për punë"

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Διαφημίσεις Google