Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Nga t’ia fillojmë Kopja e parë Rishikimi Botimi Redaktimi Korrigjimi.

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Παρουσίαση με θέμα: "Nga t’ia fillojmë Kopja e parë Rishikimi Botimi Redaktimi Korrigjimi."— Μεταγράφημα παρουσίασης:

1 Nga t’ia fillojmë Kopja e parë Rishikimi Botimi Redaktimi Korrigjimi

2 Kopja e parë Kjo është faza kur filloni t’i konkretizoni idetë tuaja në shkrim. Pas fazës përgatitore me të gjitha nënfazat e saj, mund të fillohet shkrimi i kopjes së parë, që është pak a shumë varianti i plotë dhe i përafërt me atë që do të paraqitet në fund.

3 Thuhet kopja e parë formalisht, pasi që të gjithë ata që shkruajnë e dinë që mund të ketë edhe kopje të dytë, të tretë, etj. Numri i kopjeve varet nga kërkesat që shkruesi i shtron vetes, pastaj lloji i temës, koha që ka në përdorim.

4 Për një letër të zakonshme, mund të mjaftoj një kopje, por për raport të rëndësishëm, është vështirë që një kopje të jetë e mjaftueshme. Roli i kopjes së parë është që ta bëjë kalimin nga faza përgatitore në fazën e kryerjes përfundimtare.

5 Në shkrimin e fjalive të plota i duhet kushtuar kujdes si përmbajtjes, ashtu edhe formës: rendit të fjalëve në fjali, strukturës gramatikore, fjalëve që e theksojnë idenë që doni ta jepni dhe zgjedhjes së fjalëve.

6 Mos u shqetësoni ende për drejtshkrimin dhe shenjat e pikësimit, sepse do t'i ktheheni serish punimit për ta riparë. Fjalia dhe paragrafi i parë shpesh janë më të vështirat, madje edhe për shkrimtarët me përvojë.

7 Këshillat e mëposhtme mund t’jua bëjnë më të lehtë kapërcimin e kësaj vështirësie:
1. Mos u shqetësoni për cilësinë e shkrimit tuaj; edhe pse cilësia është e rëndësishme, nuk është ky qëllimi kryesor në këtë hap.

8 Tani për tani përqendrohuni për t'i hedhur idetë tuaja në letër.
2. Filloni aty ku ndjeheni më të sigurt. Nëse ju duket e vështirë të filloni me paragrafin e parë, filloni me një paragraf tjetër.

9 3. Përpara se të filloni të shkruani, lexoni diçka.
Nëse zgjidhni një shkrim të të njëjtit lloj, të shkruar mirë, ai mund t’ju ndihmoj të gjeni veten në shkrimin tuaj. P.sh. Nëse do të shkruani një artikull gazete, lexoni një të tillë nga një gazetar i njohur.

10 Paragrafi i parë Paragrafi i parë është shumë i rëndësishëm.
Ai është një lloj pasaporte që e njeh lexuesin me idenë, me qëllimin e shkrimit dhe çfarë do të shtjelloni më tej.

11 Paragrafin e parë duhet shkruar mirë duke treguar kujdes në formulim, në mënyrë që të tërheq vëmendjen e lexuesit dhe ta mbaj gjallë interesin e tij për të vazhduar leximin deri në fund.

12 Më poshtë janë disa këshilla, në situata të ndryshme të pranueshme, për ta bërë hyrjen tuaj më tërheqëse: 1. Përshkruani një skenë, rrethanë ose fakt interesant që ilustron temën 2. Fillojeni me ndonjë pyetje provokuese ose citim të njohur që ka lidhje me temën

13 3. Filloni me përshkrime të vendit ose të kohës në të cilën kanë ndodhur ngjarjet. Etj.
Megjithatë, nëse e shihni që asgjë nuk ju pëlqen, atëherë lëreni shkrimin e paragrafit të parë për në fund, pasi të keni hedhur në letër të gjitha idetë tuaja.

14 Shumë autorë me përvojë e bëjnë të njëjtën gjë, kjo mënyrë u përshtatet më shumë.
Kopja e parë ju jep rastin që të shikoni se ku mund të çalojë shkrimi juaj. Qëllimi i kopjes së parë është që të krijojë mundësi për përmirësime dhe redaktime të mëtejshme.

15 Është e rëndësishme që të ndjeheni të lirë të eksperimentoni dhe të ndryshoni idetë gjatë përgatitjes së kopjes së parë. Kopja e parë nuk është e lehtë të realizohet, edhe kur e keni të strukturuar mendimin. Ja disa udhëzime tjera:

16 Mos u shqetësoni që gjithçka të jetë e përkryer.
Gjatë punës mund ta shikoni planin apo skicën por nuk jeni të detyruar ta ndiqni atë pikë për pikë. Shpesh idetë e reja lindin gjatë shkrimit të kopjes së parë.

17 Rishikimi Procesi i ripunimit të një pune disa herë nga shkruesi quhet rishikim. Rishikimi i kopjes së parë mund të bëhet nga ju ose nga dikush tjetër. Ja disa udhëzime si mund ta kryeni rishikimin:

18 1. Lexoni me zë. Lexoni me zë atë që keni shkruar. Tingëllon e përshtatshme për qëllimin dhe lexuesin tuaj. 2. Bëni pyetje. Kontrolloni shkrimin tuaj përmes pyetjeve. Ja disa prej pyetjeve të tilla P. sh

19 Shkrimi a është i kuptueshëm?
Hyrja, a arrin ta tërheq vëmendjen e lexuesit? A janë të renditura idetë si duhet? A mund të gjenden fjalë më të mira për të shprehur idetë? A ka mbetur pa u përmend ndonjë gjë e rëndësishme?

20 A ka përsëritje të informacionit?
A i përmbledh mbyllja të gjitha idetë? Etj. Pasi të keni përfunduar me pyetjet, atëherë ndërmerrni hapin tjetër.

21 3. Lexoni përsëri. Lexoni përsëri me zë shkrimin tuaj. Vëreni nëse ka: Fjalë apo fjali që tingëllojnë gabim. Fraza të përsëritura Fjalë që nuk japin informacion të rëndësishëm. 4. Shkruani variantin e përpunuar.

22 Redaktimi Qëllimi i redaktimit është të sigurohemi që secila nga fjalitë ka kuptim. Kjo është pjesë e rëndësishme e përpunimit të shkrimit, përpara se ta marrë në dorë lexuesi. Kjo është faza kur përqendroheni në strukturën, gjuhën, gramatikën dhe drejtshkrimin e fjalisë.

23 Nëse ju premton koha është mirë që ta lini pak mënjanë shkrimin, ta “harroni” për pak kohë dhe ta merrni përsëri. Pas dy-tri orësh ose pas dy-tri ditësh syri dhe mendja janë më të freskët për të vënë re mënyrën e ndërtimit dhe të të shprehurit.

24 Në qoftë se shkrimin e keni punuar në kompjuter, është mirë ta printoni dhe ta redaktoni në letër.
Letra të jep një pamje më të plotë se ekrani i kompjuterit dhe krijon një ide më të qartë se ç'pamje do të ketë materiali në formën përfundimtare.

25 Lista e mëposhtme tregon elementet kryesore që duhen parë në fazën e redaktimit:
1. Kontrolloni parashtrimin e qëllimit

26 2. Sigurohuni që shkrimi shpreh plotësisht dhe në mënyrë të qartë atë që keni dashur të thoni, dhe kur është e mundur në një mënyrë që i sjellë lexuesit kënaqësi estetike. 3. Sigurohuni që mendimet të jenë shprehur qartë dhe me gjuhë të saktë. 4. Riorganizoni paragrafët dhe fjalitë për të krijuar një rrjedhë logjike.

27 5. Shkurtoni shkrimin aq sa ju lejohet.
Redaktimi është në radhë të parë shkurtim i gjerave të panevojshme. Shihni fjalët lidhëse-a e kryejnë ato siç duhet detyrën për lidhjen logjike të ideve?

28 Nëse është e mundur, i kërkoni një shoku t’ua lexojë shkrimin dhe t’u jap një mendim.
Shqyrtojini komentet dhe sugjerimet e tjerëve dhe vendosni për ndryshimet që mund të bëni.

29 Korrigjimi Korrigjimi përfshin kontrollimin e çdo fjale dhe të shenjave të pikësimit. Në të njëjtën kohë duhet të mendoni edhe për përdorimin e fjalëve të zgjedhura, nëse i keni përdorur apo jo. Derisa më sipër, te redaktimi ne e pamë aspektin e përmbajtjes dhe organizimin, te korrektimi duhet t’i shohim me imtësi fjalët, fjalitë dhe rrjedhshmërinë e të shkruarit.

30 Kur të bëjmë korrigjimin duhet të kemi parasysh këto gjera:
Sigurohuni që fjalët që keni zgjedhur janë të përshtatshme për qëllimin dhe lexuesin. 2. Duhet pasur kujdes me kuptimet e fjalëve. 3. Pastrojeni shkrimin nga përdorimet e panevojshme të fjalëve.

31 4. Qëndrojini besnik vetës (veta e parë, veta e tretë), kohës (koha e tashme ose e shkuar), dhe tonit (miqësor, zyrtar, artistik etj.) 5. korrigjoni çdo gabim gramatikor ose drejtshkrimor që vini re. Përdorni fjalor.

32 6. Rishikojeni ndarjen e shkrimit tuaj në paragrafë, gjatësinë dhe strukturën e paragrafëve.
7. Shikojeni edhe rendin e fjalëve në fjali. 8. Kujdesuni në fund për shenjat e pikësimit dhe fjalët me shkronja të mëdha.

33 Pas të gjitha shenjave të pikësimit lini një hapësirë bosh.
Ndërsa midis fjalës së fundit të fjalisë ose periudhës dhe shenjës së pikësimit që vijon nuk lihet hapësirë bosh. Kur përdoren thonjëzat, nuk lihet hapësirë bosh midis thonjëzave dhe fjalëve ngjitur me to.

34 Për të qenë sa më produktiv, është mirë të ndiqni sugjerimet e mëposhtme për korrigjimin e shkrimit:
Nëse përdorni një kompjuter për të shkruar, printoni një kopje me hapësirë midis rreshtave dhe ndryshimet i shënoni mbi ato faqe. Korrigjimi është më i vështirë të bëhet në ekran.

35 Rrethoni fjalët që nuk tingëllojnë mirë dhe rikthejuni atyre më pas.
Lexoni me zë për të parë nëse shenjat e pikësimit janë përdorur në mënyrë të përshtatshme. Përdorni disa shenja për korrigjim. Më poshtë po japim një model korrigjimi me përdorimin e shenjave:

36 π – paragrafi i ri; Kështu përfundoi kjo ditë. π Dita e nesërme…
Më poshtë po japim një model korigjimi me përdorimin e shenjave: po Λ – shtoni; Shtëpia Λ digjet l - fshini; Gjarpërinjtë janë shumë shumë të rrezikshëm ~ - zhvendosni; Agroni,Vjosa dhe Andi janë përkatësisht , 14 dhe 16 vjeç Ξ – shkronjë e madhe; Planeti tokë mund të jetë në rrezik Ξ / - shkronjë e vogël; Shtëpia ndodhet pranë Shkollës π – paragrafi i ri; Kështu përfundoi kjo ditë. π Dita e nesërme… - vendosni pikë; Besiana nuk dinte se në cilën rrugë të shkonte  ^ - vendosni presje; Ndryshe i shkruajmë një shoku ^ ndryshe një punonjësi…

37 v – vendosni apostrof; Çvka ngjarë thirrri e shqetësuar nëna!
# - lini hapësirë; Eranda#dhe Brikena do të largohen nesër - Mbyllni hapësirën; Megjithë atë është koha të marrim masat …. – mos e fshini; Provimet ende nuk janë korrigjuar

38 Kopja përfundimtare (Botimi)
Pasi keni bërë korrigjimet e fundit është koha që shkrimi i juaj të marrë formën përfundimtare, të botohet. Botimi nënkupton një kopje të mirë të punës suaj, gati për t’u lexuar nga njerëzit.

39 Kur të ndjeheni gati për të botuar, pyesni veten çfarë mund të bëni që puna juaj të duket interesante dhe e lehtë për t’u lexuar. Ja disa ide të cilat ju ndihmojnë:

40 Përgatitni një kopertinë të mirë, nëse mundeni, që tërheq vëmendjen e lexuesit.
Shtroni një tabelë të përmbajtjes, për t'i treguar lexuesit si të orientohet. Përdorni tituj dhe lista për të theksuar informacionin.

41 Përfshini grafika, ilustrime, tabela dhe diagrame që mund ta ndihmojnë lexuesin ta kuptojë më mirë atë që nënkuptoni. Këto janë përgjithësisht veçantitë kryesore të procesit të të shkruarit.

42 Kur ta keni përfunduar punimin, mund t’ju ndodhë (siç u ndodh shumë shkrimtarëve) që të mos ndjeheni kurrë gati për ta dorëzuar punimin, sepse doni të arrini një shkallë përkryerje që gjithnjë shkon përtej asaj që keni bërë deri më tani.

43 Por në qoftë se temën e keni menduar dhe planifikuar me kujdes, keni shkruar kopjen e parë, e keni rishikuar, korrigjuar, rishikuar përsëri, rishkruar dhe përmirësuar disa herë, lëreni shkrimin “të lirë” ta kryej detyrën për të cilën u nis.

44 Ushtrime redaktimi dhe korrigjimi
Një tekst përbën çdo dokument i shkruar, qoftë raport ky ,artikull apo libër.Teksti duhet qëtë lexohet me kënaqësi dhe të kuptohet pa vështirësi të ketë një organizim të brendshëm .Ky organizim katë bëjë me mënyrën si lidhen e një paragrafi midis tyre thëniet dhee një teksti paragrafët.

45 Çdo dokument i shkruar, qoftë ky raport, artikull apo libër, përbën një tekst. Që të lexohet me kënaqësi dhe të kuptohet pa vështirësi, teksti duhet të ketë një organizim të brendshëm. Ky organizim ka të bëjë me mënyrën si lidhen midis tyre thëniet e një paragrafi dhe paragrafët e një teksti.


Κατέβασμα ppt "Nga t’ia fillojmë Kopja e parë Rishikimi Botimi Redaktimi Korrigjimi."

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Διαφημίσεις Google