Tema (07): Srukturat e tregut –maksimizimi i fitimit Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Studimet pasdiplomike / Master Lënda: Mikroekonomi e avancuar Tema (07): Srukturat e tregut –maksimizimi i fitimit
Çështjet që do të trajtohen: Maksimizimi i fitimit në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë në: Konkurrencë të plotë Monopol Konkurrencë monopolistike Oligopol 2. Diskriminimi i çmimeve
MODELI STRUKTURË-SJELLJE- PERFORMANCË (Modeli SCP: Structure- Conduct-Perfomance) KONKURRENCA E PLOTË KONKURRENCA MONOPOLISTIKE OLIGOPOLI MONOPOLI STRUKTURA (perqendrimi i frimave) Numri i firmave/ koncentrimi I firmave në degë Lloji i produktit / zëvendësuesit e afërt Hyrja në degë/ Pengesat në hyrje SJELLJA (konkurenca mes firmave) Përcaktimi I çmimit/ Sjellje bashkëpunimi apo konkurrencë PERFORMANCA (fuqia tregtare) Efiçenca prodhuese EP P=min ATC Efiçenca alokative- EA P=MC, P>MC Barazia (drejtësia) Zgjedhja konsumatore Inovacionet/R&D
Tiparet e formave të tregut Konkurrenca monopolistike Karakteristikat Konkurrenca e plotë Monopoli Konkurrenca monopolistike Oligopoli Numri i firmave Shumë Një Disa Llojet e produkteve Homogjene Të diferencuar Dif. jodifer. Kushtet e hyrjes E lehtë E pamundur Relativisht e lehtë E vështirë Kurba e kërkesës së firmës Horizontale E pjerrtë Profiti afatgjatë Zero Po varesisht
Konkurrenca monopolistike Struktura e tregut Më shumë konkurrente Më pak konkurrente Konkurrenca e plotë Konkurrenca monopolistike Oligopoli Monopoli
Maksimizimi i fitimit për firmat çmim-pranuese Konkurrenca e plotë Firma në konkurrencë të plotë nuk mund të përcakton çmimin, por mund të përcakton nivelin e prodhimit që maksimizon fitimin e saj. Shembull: Për të ilustruar problemin e firmës në zgjedhjen e nivelit të prodhimit që maksimizon fitimin, supozojmë se firma “A” ka vlerësuar se çmimi i tregut për produktin x do të jetë P=1$ për njësi. Tabela në vijim tregon të ardhurat e tërësishme (TR), kostot e tërësishme (TC) dhe fitimin (π) për nivele të ndryshme të prodhimit.
(mijë trëndafila në muaj) Të ardhurat e tërësishme, kostot e tërërsishme dhe fitimi për firmën “A” Q (mijë trëndafila në muaj) TR (mijë $ në muaj) TC π 60 95 -35 120 140 -20 180 145 35 240 150 90 300 210 360 420 460 -40 MR=MC Fitimi maksimal arrihet në Q=300.000 njësi muaj. ATC=0.7
Meqenëse MC=P, atëherë kushti maksimizimit të fitimit është MC=MR (q) = TR (Q) – TC(Q), TR =PxQ Të ardhurat marxhinale paraqesin ndryshimin në të ardhurat totale, kur prodhimi ndryshon me një njësi. MR(q) = {TR(Q + Q) - TR(Q)} / Q = TR / Q (PXQ) / Q = P…..“përfitimi marxhinal" nga shitja. MR=P TR=PXQ, AR= TR/Q, AR=PxQ/Q AR=P Në konkurrencë të plotë, p=d = MR = AR Meqenëse MC=P, atëherë kushti maksimizimit të fitimit është MC=MR
Fig. 1. Maksimizimi i fitimit nga firma çmim-pranuese Fitimi total TR TC Te ardhurat totale, kostot totale, fitimi total P=MC Fitimi maksimal 1 Fig. 1. Maksimizimi i fitimit nga firma çmim-pranuese (a) Firma maksimizon fitimin në Q=300.000 (b) Firma maksimizon fitimin në P=MC.
Nëse P > MC, fitimi rritet nëse niveli prodhimit rritet. Nëse P < MC, fitimi bie nëse niveli prodhimit rritet. Kështu , kushti maksimizimit të fitimit për firmë çmimpranuese është P = MC.
Maksimizimi fitimit në periudhë afatgjatë: P* = MC(Q*) Fitimi ekonomik zero P* = AC(Q*) Kërkesa barazohet me ofertën Qd(P*) = n*x Q* …apo… n* = D(P*) / Q* (n*- numri i firmave) A B C
2. Maksimizimi i fitimit në firmën monopol Në kushtet e monopolit firma është çmimpërcaktuese, por për të analizuar problemin e përcaktimit të çmimit do të paramendojmë se si monopolisti së pari zgjedh nivelin e prodhimit (Q) që do ta shet, pastaj varësisht nga kërkesa e tregut të përcaktojmë çmimin P(Q). Kurba e kërkesës për firmën monopol 10 7 C A B 2 5 Q Q+1 Konk.e plotë Monopoli Niveli prodhimit 12 Çmimi 12$ P0
E ardhura marxhinale dhe elasticiteti kërkesës lidhur me çmimin për kurbën e kërkesës lineare Q P a/2b a/b a Zona elastike ( < -1), MR > 0 Elasticiteti njësi (unitar) (=-1), MR=0 D MR Monopolisti nuk ka kurbë oferte Zona joelastike (0>>-1), MR<0
2 5 6 Q D=AR MR P TR Kur P=7, Q= 5, TR=35$ 2 5 6 Q D=AR MR P TR ΔQ ΔP 12 10 7 2 Kur P=7, Q= 5, TR=35$ 35$ AR = P x Q / Q = P= kërkesa e tregut
Të ardhurat totale, kostot totale dhe fitimi për firmën monopol Q P TR TC π 12 1 11 0.50 10.50 2 10 20 2.00 18.00 3 9 27 3.00 22.50 4 8 32 8.00 24.00 5 7 35 12.50 6 36 24.50 32.00 40.50 13.50 50.00 -30.00 Monopolisti maksimizon fitimin në nivelin e prodhimit Q= 4 milion njësi, kur MR=MC. Për sasi më të vogla MR>MC, për sasi më të mëdha MR<MC .
24$ a) Maksimizimi I fitimit arrihet në Q=4 milion njësi 4 Q D MR P MC TR Fitimi TR,TC,π TC b) Maksimizimi I fitimit arrihet kur MR=MC. MR dhe MC ndërpriten kur fitimi total arrin maksimumin.
Kushti i maksimizimit të fitimit për monopolistin Q D MR 8 AC 2 12 4 MC A B E F Maksimizimi i fitimit në Q=4 milion. Kjo sasi do të shitet me çmimin 8$. TR=PxQ apo sipërfaqja B+E+F. Kostot totale të monopolistit janë AC x Q apo sipërfaqja F. Fitimi i monopolistit është B+E+F – F= B+E 4
Monopoli natyror P Q ( në 000 njësi) D AC 9 6 12 10 4.5 1.2 1 Çdo nivel prodhimi më pak se 10.000 njësi mund të prodhohet më lirë nga një firmë e vetme. Psh. Një firmë prodhon 9000 njësi me AC prej 1$ për njësi. Dy firma që prodhojnë nga 4500 njësi do të kenë AC prej 1.20 $ për njësi. Dy firma do të prodhojnë edhe 12.000 njësi me kosto totale më të ulët, por nuk do të jetë profitabil sepse çmimi P12 me të cilin do të kërkohen 12.000 njësi është më i ulët se niveli minimal i AC. P Q ( në 000 njësi) D AC 9 6 12 10 4.5 1.2 1 P 12
5. Diskriminimi i çmimit Të diskutohet: Llojet: Diskriminimi i çmimit të shkallës së parë Diskriminimi i çmimit të shkallës së dytë Diskriminimi i çmimit të shkallës së tretë Të diskutohet: Çfarë nënkupton diskriminimi i çmimit? Shembull: Biletat për udhëtim me aeroplan Çmimi i biletave Nr.pasagje-rëve Rezervimi 12 ditë 14 ditë 32 ditë 46 ditë 65 ditë 35 ditë 26 ditë
5.1. Diskriminimi i çmimit të shkallës së parë Çdo njësi shitet tek ai individ që e vlerëson atë më shumë, me çmimin maksimal që ai është i gatshëm të paguajë për të (çmimi i rezervimit). Nuk ka asnjë tepricë konsumatore në një treg të tillë. E gjithë teprica shkon te prodhuesi. Monopolisti që diskriminon plotësisht çmimin duhet të prodhojë në një nivel produkti ku P=MC. Nëse P>MC atëherë ndonjë individ do të paguante më shumë se sa kushton prodhimi i njësisë shtesë të prduktit dhe monopolisti do të prodhonte këtë njësi shtesë. Diskriminimi i plotë i çmimit nga një monopolist shpie në një rezultat Pareto-efiçient. D MC Q P 11 2 20 9 18 P=MC
5.2. Diskriminimi i çmimit të shkallës së dytë Diskriminimi i çmimit të shkallës së dytë njihet ndryshe edhe rasti i çmimit jolinear, përderisa kjo do të thotë që çmimi për njësi produkti nuk është I pandryshueshëm, por varet nga sasia që blejmë. Shembull: P = 100 - Q MC = AC = 10 Le të jetë Q1 sasia e parë më e madhe në të cilen vendoset çmimi. Kështu p1(Q1) = 100 - Q1. Le të jetë Q1 sasia e dytë më e madhe në të cilen vendoset çmimi kështu që çmimi vendoset mes Q1 dhe Q2 kështu që p2(Q2) = 100 - Q2 Konsumatori paguan për një sasi të produkteve një çmim, kurse për sasinë tjetër të produkteve me çmim tjetër e kështu me radhë (block tariff).
P Q MC D MR 10 55 45 100 40 70 30 60 100 Çmimi vetèm monopol 450 2700 P Q MC D MR 10 55 45 100 40 70 30 60 100 450 2700 2025 1012.5 Diskriminimi në sasi Çmimi vetèm monopol Diskriminimi i çmimit të shkallës së dytë mund të bëhet edhe sipas shfytëzimit të një shërbimi dhe abonimit psh. te shërbimet e telefonit.
5.3. Diskriminimi i çmimit të shkallës së tretë 20 60 80 50 40 Q Kërkesa 2 100 P Kërkesa 1 MR1 Tregu 1 Tregu 2 Monopolisti shet tek njerëz të ndryshëm me çmime të ndryshme, por tek një grup i caktuar njerëzish çdo njësi e mallit shitet me çmim të njejtë. Shembull kishin me qenë uljet e çmimit për të moshuarit për barnat mjekësore, uljet e çmimit për studentët etj. MR2 120
6. Maksimizimi i fitimit në konkurrencë monopolistike: Ekuilibri në periudhë afatshkurtër AC Q Firma ballafaqohet me kurbën e kërkesës D dhe maksimizon fitimin duke prodhuar në pikën ku MR=MC. Kështu, çmimi që maksimizon fitimin është 43$. Nëse supozojmë se çdo firmë është duke maksimizuar fitimin nën çmimet e dhëna të rivalëve të tjerë, tregu do të jetë në ekuilibër afatshkurtë sepse P>AC në nivelin e prodhimit Pra firma realizon fitim ekonomik. Firmat tjera do prej 57 njësi. të nxiten për të hyrë në kuadër të degës.. 57 43$ D MR MC P P>AC
Maksimizimi i fitimit në konkurrencë monopolistike: Ekuilibri në periudhë afatgjatë AC Q 57 43$ 47 20 D D’ P Me hyrjen e firmave të reja në tregun e konkurrencës monopolistike, kurba e kërkesës së firmës zhvendoset majtas, nga D në D’. Në ekuilibër afatgjatë, firma realizon zero fitim. Kjo ndodh në çmimin prej 20$ dhe sasin 47. Në këtë pikë, kurba e kërkesës D’ është tangjente me kurbën e kostove mesatare. Ngjashëm me konkurrencën e plotë, por dallimi është se kurba e kërkesës nuk është tangjente në pikën minimale të AC sikurse te konkurrenca e plotë.
Çështje për diskutim Duke iu referuar paraqitjeve grafike të ekuilibrit aftashkurtër në monopol dhe në konkurrencën monopolistike, të diskutohen dallimet mes tyre lidhur me kurbën e kërkesës dhe elasticitetin e tërthortë të kërkesës (e A,B). Duke iu referuar paraqitjeve grafike të ekuilibrit afatgjatë në konkurrencën monopolistike dhe konkurrencën e plotë, të diskutohen dallimet mes tyre lidhur me çmimin (P) dhe koston mestare afatgjatë (LAC) si dhe me koston marxhinale afatgjatë (LMC).
Çështjet e trajtuara gjenden në krerët: 9, 10, 12 dhe 13 në librin: “Microeconomics: An Integrated Approach” nga autorët: David A. Besanko dhe Ronald R. Braeutigam.