Lumenjte e Shqiperise
Drini i Zi Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit, nga një lartësi mbidetare prej 695 m, ndërsa del nga territori i Maqedonisë në afërsi të qytetit të Dibrës në lartësi mbidetare 476 m. Gjatësia e përgjithshme e lumit është 149 km., dhe brenda Maqedonisë lumi është i gjatë 56 km. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave". Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Republika e Maqedonisë - Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale (Dibër dhe Glloboçicë), të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.
Lumi Bistrica Bistrica është një lumë me 25 km gjatësi, cili ndodhet në Shqipërinë jugore. Lumi nuk është i lundrueshëm. Ai është lumë i vetëm në Shqipëri qe nuk derdhet në Detin Adriatik por në Detin Jon. Bistrica buron nga Mali i Gjerë dhe drejtohet në fillim drejtimin jugperëndim Shqipërisë. Prej burimit deri hyrje në nivel Vurgo në Finiq dhe Mesopotam ka gërmuan Bistrica një luginë të thellë në mal. Në këtë Luginë është në rruga që lidh Sarandën me Gjirokastërn, mbasi eshte kaluar Qafa e Muzines Fillimisht lumi Bistrica u zbrazej në Liqenin i Butrintit cila është e lidhur nga ana e kanalit Vivar me detin Jon. Në vitin 1958 lumi u drejtua për Melioraci, cila nga një rënie të kodrave napër kanalin Çukes cila është drejtuar në Sarandë jugore direkt me Detin Adriatik. Një lumë i rëndësishëm i Bistricës është Syri i Kaltër. Syri i Kaltër është një vënd turistik për shkak të bukuriës i peisazhit. Emri Bistrica vjen prej gjuhës sllavë bistro dhe e ka kuptimin si i kthjellët. Ne lumin Bistrice ka dy hidrocentrale
Lana Lana është lum i vogël që përshkon Tiranën tejpërtej nga lindja në perëndim. Lana është degë e Lumit të Tiranës, i cili kalon përmes qytetit të Tiranës. Ai buron në pjesën perëndimore të Qafës së Priskës; është 29 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut është 67 km², lartësia mesatare është 179 m dhe pjerrësi prej 24 m/km. Në hyrje të Tiranës, Lana rrjedh në një kanal te sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranës në verilindje të Bërxullës nga ku formohet lumi i Ishmit. Pas viteve 1990 brigjet e saj u mbushën plot e përplot me kiosqe e ndërtime pa leje të cilat u prishën në vitin 2001 kur kryetar bashkie erdhi Edi Rama.
Lumi Shala Lumi i Shalës është lumi i cili buron rrëzë Alpeve Shqiptare. Ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Dri. Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër. Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek. Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujrat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbijt e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin me dorë. Në lumin e Shalës gjëndet një bukuri e rrallë, ku për të cilin është e vështir të thuhet vetëm me fjalë. Lumi i Shalës në vitet e demokracisë është bërë një destinacion turistik si për të huajt dhe vëndasit, nga ku vizitorët e shumtë e përshkruajnë si perlën e bukurive të Komanit e të Shqipërise.
Buna Lumi Buna ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lum buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës. Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik. Kufiri shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Malin e Zi përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë. Fushat e Bregut të Bunës karakterizohen nga rijë klimë mesdhetare fushore, me reshje 1600-1800 mm në vit dhe me temperaturë mesatare të ajrit 16-18 gradë C, me ekstremin minimal absolut 0 °C deri në -4 °C. Buna është i vetmi lum i Shqipërisë me deltë natyrore të vërtetë. Në deltën e tij ndodhet ishulli Ada, i cili e ndan lumin në dy degë derdhëse për ne det. Ada dhe dega e djathtë i përkasin Malit të Zi. Ishulli Franc Jozef dhe ishulli pa emër të cilët ndodhen fare pranë Adës, i përkasin Shqipërisë. Lumi Buna fillimisht merr ujë nga Liqeni i Shkodrës, i cili fumizohet kryesisht nga Lumi Moraça që ndodhet në Mal të Zi, e me një degë të tij të quajtur Lumi i Cemit, në Shqipëri. Në largësi 1,3 km nga dalja prej Liqenit të Shkodrës, Buna bashkohet me lumin Drin. Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës në alpet shqiptare, Valbona në verilindje të Shqipërisë, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoni. Ky i fundit del nga Liqeni i Ohrit, i cili siç dihet fumizohet me ujë nga Liqeni i Prespës. Në pjesën fundore të Drinit derdhet Lumi Kir i cili buron nga Dukagjini. Siç shihet, Lumi Buna merr ujë nga një rrjet hidrografik shumë kompleks, që shtrihet gati në 1/5 e Gadishullit të Ballkanit, në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.
Vazhdim… Ndonëse Buna është lum tipik fushor, i karakterizuar si pjesërisht i lundrueshëm, ai grumbullon ujra nga një territor i theksuar malor. Lartësia mesatare e këtij pellgu të përgjithshëm është 909 m mbi nivelin e detit. Nga Ana e Malit derdhen në Bunë një numër i madh përrenjsh, më i gjati i të cilëve është Përroi i Millës me gjatësi 25 km dhe pas tij Përroi i Megjureçit me gjatësi 21,6 km. Në Bunë derdhen edhe ujrat e Liqenit të Shasit, në Mal të Zi, nëpërmjet Vijës së Shëngjergjit. Nga rrjedha, gërryerja e pakët (0,12 m/km) dhe nga masa e materialeve të ardhura nga lumi Drin, Buna ka ndërruar shpesh herë shtratin e saj. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bën këtë lum të jetë me prurjen më të madhe në Mesdheun verior. Me këtë lum lidhet liqeni me detin, për këtë disa peshq vijnë nga deti duke ngjitur lumin hyjnë në liqen për të vëndosur vezët. Risurset e lumit janë pra peshqit: krapi, qefujt, karasi, njala, kubla, blini
Valbona Lumi Valbona (dhe: Lumi i Valbonës) është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam i SHALES dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Rrjedh per rreth 24 km ne luginen e ngushte e shume piktoreske duke e kaluar permes fshatin e Dragobis e deri ne fshatin Shoshan ku dhe lugina e etij zgjerohet menjehere .Ne vazhdim drejt fshatit Bujan lumi Valbones eshte me nje shtrat me te gjere dhe me pak i rrembyeshem aty (ne Dezdar ) bashkohet me lumin e vogel te Bushtrices qe vjen nga Tropoja.Gjate ksaj rrjedhjeje lumi i VALBONES ( nga fshati Shoshan deri ne Bujan) kalon duke lene ne krahun e djathte qytetin Bajram Curri ne distane nga 2 deri ne 3 km .Nga Bujani rrjedh drejt fsatit Dushaj per rreth 10–12 km ku dhe derdhet ne liqenin e Fierzes . Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m3/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujrat e tij e kan bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin. Rreziku nga HEC-et 14 leje për konçesione HEC-esh janë dhënë për t'u ndërtuar në Valbonë. Dy nga HEC-et kanë filluar ndërtimin, duke shkatërruar një pjesë prej qindra metrash të shtratit të Valbonës. Banorët e zonës dhe shoqëria civile në Tiranë kanë bërë protesta të shumta për të ndaluar shkatërrimin e Lumit të Valbonës, pasi 14 HEC-et parashikohet që ta fusin të gjithë lumin në 25 km tuba e tunele, duke shkatërruar kështu njëherë e përgjithmonë faunën ujore të Valbonës.
Lumi Kir Kiri është një lum në veri të Shqipërisë. Ai buron në majën e Elbrunit.
Lumi Ishëm Grykëderdhja e Ishmit në kepin e Rodonit Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore (74 km i gjatë; sipërfaqja e pellgut është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i Lumit të Tiranës, përrenjve Tërkuza dhe Zeza. Delta e tij ndodhet në Kepin e Rodonit (Kabo, 1990-91). Prurja vjetore mesatare e Ishmit është 20,9 m3/s, me modul mesatar të rrjedhjes prej 31,0 l/s/km2. Prurja maksimale është 1’980 m3/sek. Sasia kryesore e lëndëve të ngurta që transportohen në det është 2 milionë ton/vit. Ishmi ushqehet kryesisht nga ujëra sipërfaqësorë me mineralizim relativisht të lartë prej 461 mg/l. Temperatura e ujit luhatet nga 6,12 °C në janar deri në 24,7 °C në gusht. Ujërat e Ishmit përdoren për vaditje.
Semani Semani është lumi i dytë për nga gjatësia në Shqipëri, pas Drinit. Lumi fillon në rrethin e Beratit dhe formohet nga bashkimi i dy lumenjve Osum dhe Devoll në afërsi të fshatit Kozarë. Është i gjatë rreth 281 km me pellg ujëmbledhës 5’649km 2 dhe lartësi mesatare mbi nivelin e detit 863 m. Pasi përshkruan fushën e Myzeqesë, shkarkon ujërat e tij në detin Adriatik, në jug të lagunës së Karavastasë. Përpara se të arrijë detin ai bashkohet me lumin e Gjanicës i cili përshkon përmes qytetin e Fierit. Duke marrë në konsideratë kushtet hidrometeorologjike, ujëmbledhësi i Semanit është më i varfëri nga të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, lidhur me ujërat nëntokësorë. Gjithashtu, rreshjet janë të pakta, mesatarisht 1’084 mm/vit. Prurja mesatare shumëvjeçare është 95,7m 3/s. Reth 60% e ujit sigurohet nga ujëmbledhësi i Devollit. Ujëmbledhësi i Semanit përbëhet nga fusha bujqësore me mbulesë të pakët bimore që i nënështrohet një erozioni të madh. Sasia e lëndëve të ngurta që transportohen për në det nga Semani është afërsisht 31,2 milionë tonë/vit. Ujërat kanë mineralizim relativisht të lartë prej 440 mg/l. Temperaturat e ujit luhaten nga 6,8o C në janar deri në 25,5oC në gusht. Shtrati i lumit është i pasur me zhavorr dhe rërë të imët, me gjerësi nga 100 deri 200 m. Lumi ka gjithmonë ujë të bollshëm, por me rrjedhje relativisht të ngadaltë. Brigjet janë argjilore të veshura me drurë plepi ose shelgje.
Lumi Erzen Lumi Erzen në jug të Tiranës, në afërsi të fshatit Arbanë Lumi i Erzenit është një lumë në Shqipërinë e Mesme, i gjatë 108 km, dhe me prurje rreth 102 l/sek. Përshkrimi Erzeni buron nga Mali me Gropa, në një lartësi ~ 1200 m mbi nivelin e detit, 25 km në lindje të Tiranë, pranë Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalëzit, në veri të Durrësit. Albanologu dhe eksploratori Hahn kur kaloi në këtë zonë i mbështetur nga si i tregoi Imam Elmaz Efendiu i Shëngjergjit kumton që Erzeni ka dy burime, prej të cilave burimi jugr ndodhej në fshatin e Shëngjergjit, ndërsa burimi verior në Shëmëri. Të dy burimet njësoheshin në Shëngjin. Në zonën e sipërme të rrjedhës së tij, Erzeni ka gërryer një shtrat të ngushtë në shkëmb, dhe më pas deri në afërsi të Tiranës ka një shtrat me zhavorr, që i le vendin një shtrati më të ngushtë e më baltor pasi i afrohet Durrësit.
Drini Derdhja e Drinit dhe Kirit në Bunë Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Ujdhesa e Drinit në veri Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, në Radavc , përshkon Rrafshin e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzes, i matur si degë kryesore ai është 160 km, gjithësesi bashkë me degën më të gjatë të tij lumi arrin një gjatësi prej 335 km. Drinit të Zi që buron në Strugë, Republika e Maqedonisë, nga pjesa veriore e Liqenit të Ohrit, i cili siç dihet furnizohet me ujë nga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës, Lumi Valbona nga Alpet Shqiptare, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoni. Në pjesën fundore Drinit i bashkohet Lumin Kir i cili buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë.
Vazhdim… Nga Kukësi, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga Hasi, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentralet e mëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar në fshatrat Spas, Msi dhe Fierzë, e mandej, pasi mbërrin në krahinën e Dukagjinit, shkon drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë, Dushman, Koman, Vjerdhë Mazrrek, Rragam, and Pale Lalej. Në Vau Dejës, hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një që derdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug-përëndim të Lezhës. Tjetri derdhet në lumin Kir e më tej në Bunë afër Kalasë së Shkodrës. Edhe pse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunë quhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhet drejtpërdrejt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshoj rrjedhë pas një përmbytjeje të madhë më 1858 që ìa ndryshoi rrjedhën, dhe e pruri drejt Shkodrës. Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi të madhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga nxënësia pas Bunës; por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnë si liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejt jugt për nga Bushati, Mabë, Gjadër, Lezhë. Në jug të Lezhës hyn në një zonë kënetore e më tej derdhet në Adriatik.
Lumi Osum Osumi është degë kryesore e Semanit.Ai është 161 km i gjatë, sipërfaqja ujëmbledhëse është 2.150 km2, lartësia mesatare 828 m, prurja mesatare shumëvjeçare 32,5 m3/s dhe rrjedhje të pakta prej 17,5 l/s/km2. Uji ka mineralizim mesatar prej 345 mg/l. Osumi kalon në zemër të qytetit të Beratit. Në fund të rrjedhës së tij bashkohet me lumin Devoll ku bashkë krijojnë lumin Seman.
Shkumbini Lumi Shkumbin, ose Lumi Shkëmbi, buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedhur nëpër një lugin të ngushtë e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m³/s. Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë. Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella, plazhe te vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske që mund të vizitohen si Selca e Poshtme ne Krahinën e Mokrës me një vendbanim ilir të lashtë, ura e Golikut ne fshatin Golik atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin, etj. Me pas Lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit dhe bukuria e luginës nuk përfundon. Rrjedha e lumit vazhdon ne Rrethin e Elbasanit ku kalon shumë pranë qytetit të Elbasanit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Detin Adriatik.
Vazhdim… Lumi Shkumbin luan një rol te madh ne jetën e banoreve te luginës se tij. Grykëderdhja e Lumit Shkumbin Përgjatë lumit janë ngritur shumë vendbanime që i kanë përdorur burimet e lumit në aktivitete të jetës së përditshme. Mbi të janë ngritur vepra hidrike qe përdoren për ujitje ne bujqësi si p. sh.: Kanali "Naum Panxhi" në Elbasan që përdoret për vaditjen e fushës mjaft pjellore të Cërrikut dhe së fundmi në degët e tij janë projektuar edhe hidrocentrale te vegjël që do të ndihmojnë nevojat për energji të vendit. Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vile-Bashtovës.
Vjosa Vjosa në grykën e Këlcyrës, Shqipëri Vjosa në rrethin e Përmetit Vjosa në Dragot të Tepelenës Vjosë është një lum, i cili buron në veriperëndim të Greqia në Epir dhe derdhet në Shqipëri në Detin Adriatik. Në Antikitet Vjosa njihej me emrin Anio. Në veri të Greqisë përdoren nganjeherë emrat Vojioussa dhe Vovoussa (Βωβούσα). Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa lag zona me një sipërfaqe prej 6.706 km², 2.154 km² prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4552 km² brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m³/s. Në muajin prill prurja është rreth dhjetë herë më e madhe se në gusht. The Vjosë upstream from Tepelenë Lumi Vjosa, rrjedha e të cilit përshkon jugun e Shqipërisë, është dhe kufiri ndarës natyror midis rrethit të Fierit (në veri) dhe rrethit të Vlorës. Ai është një lum i lundrueshëm, pasi ai rrjedh kryesisht në zona fushore.
Vazhdim… Rrjedha e sipërme e lumit në Greqi kalon shpesh herë midis zonave malore me pyje. Një pjesë e tyre janë zona të mbrojtura natyrore dhe që i përkasin parkut kombëtar Vikos-Aoos, i cili shtrihet për rreth maleve Timfi (2.497 m. mbi nivelin e detit). Në këtë park, i cili është dhe parku i dytë më i madh i Greqisë jetojnë edhe sot arinj të kaftë. Përroi Vojdomati (greqisht: Βοϊδομάτης/Voidhomatis), një degë e Vjosës (Aoos) krijon grykën e Vikos, një grykë kjo tepër e mahnitshme. Duke pasur parasysh koefiçientin (0,82) të thellësisë (900 m.) me atë të gjerësisë (1100 m.), gryka e Vikos-Aoos vlen si gryka më e thellë në botë. (Ka zona në botë që janë më të thella por edhe më të gjera dhe anasjelltas). Kjo zonë quhet Zagoria dhe është e njohur jo vetëm si zonë për alpinizëm, por edhe për fshatrat karakteristike me shtëpi prej guri. Jo larg nga Konica brenda për brenda parkut kombëtar kalon edhe Vjosa (Aoos) në një grykë të ngushtë. Në Konicë ndodhet dhe një urë historike me harqe prej guri, e cila është ndërtuar mbi Vjosë. Prej këtu e tutje lumi shfrytëzohet edhe për qëllime ekonomiko-bujqësore. Dhe pikërisht pas Konicës lumi e kalon kufirin greko-shqiptar, pike kjo ku derdhet edhe përroi Sarandapor (greqisht: Σαραντάπορος/Sarantáporos), që vjen nga lindja. Sarandapori shërben edhe si vijë kufitare greko-shqiptare për disa kilometra. Diku aty është ndërtuar edhe një pikë kalimi për persona civilë.