Ligjerata 3 Lipidet.

Slides:



Advertisements
Παρόμοιες παρουσιάσεις
Γνωρίζοντας τη χώρα καταγωγής μας
Advertisements

Υπερλιπιδαιμία Παχυσαρκία Ο ρόλος του λίπους στη διατροφή του παιδιού. 1. Κύρια πηγή παροχής ενέργειας. 40% ενεργειακών αναγκών στο βρέφος.
Αντιυπερλιπιδαιμικά Φάρμακα. Στεφανιαία νόσος (ΣΝ) ΣΝ = αυξημένα επίπεδα χοληστερόλης LDL και τριγλυκεριδίων (TG) και χαμηλά επίπεδα ΗDL στο πλάσμα Παράγοντες.
ΜΆΡΙΟΣ ΧΌΤΖΑ ΝΙΚΌΛΑΣ ΛΕΣΆΙ ΣΤ΄2 109 Ο ΔΗΜΟΤΙΚΟ ΣΧΟΛΕΙΟ ΑΘΗΝΩΝ «ΟΔΥΣΣΕΑΣ ΕΛΥΤΗΣ» ΑΛΒΑΝΙΑ.
STRATEGJIA E PLANIFIKIMI I MEDIAS
ΒΙΟΧΗΜΕΙΑ ΤΟΥ ΜΕΤΑΒΟΛΙΣΜΟΥ
ASPEKTET LABORATORIKO-KLINIKE TË β-HCG
Rrjetat kompjuterike.
Μεσογειακή διατροφή.
ΔΙΑΛΕΞΗ 7 ΤΥΠΟΙ ΣΑΚΧΑΡΩΔΟΥΣ ΔΙΑΒΗΤΗ ΑΙΤΙΑ ΣΥΜΠΤΩΜΑΤΑ ΔΙΑΓΝΩΣΗ
Modeli IS – LM Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar
Tema (07): Sruktura e tregut dhe diskriminimi i çmimeve
L01 Hyrje në ‘Ekonomiksin e Personelit’
L11 Hyrja/dalja e punëtorëve nga firma, largimi nga puna dhe blerja e punëtorëve Prof.as. Avdullah Hoti.
LIDHJET MIDIS VARIABLAVE MAKROEKONOMIKE
Prof.Dr.Myrvete Badivuku-Pantina
Makroekoomia II
Metodat e analizës dinamike
Tema (07): Srukturat e tregut –maksimizimi i fitimit
Tema (08): Srukturat e tregut –maksimizimi i fitimit (vazhdim)
KOENZIMAT Janë substanca mikromolekulare me natyrë jo proteinike të rëndësishme për veprim katalitik të enzimes. Koenzima mund të jete jon i metalit,ose.
SHPENZIMET DHE TË ARDHURAT
L11 Hyrja/dalja e punëtorëve nga firma, largimi nga puna dhe blerja e punëtorëve Prof.as. Avdullah Hoti.
Projekt Energjia Elektrike.
Metabolizmi i fruktozës, galaktozës dhe aminosheqernat
Tema (07): Srukturat e tregut –maksimizimi i fitimit
L11 Hyrja/dalja e punëtorëve nga firma, largimi nga puna dhe blerja e punëtorëve Prof.as. Avdullah Hoti
HYRJE NË LËNDEN E BIOKIMISË
Prof.Dr.Myrvete Badivuku-Pantina
Makroekonomi
Njohuri për instalimet elektrike
L07 Teoria e kapitalit njerëzor
L07 Teoria e kapitalit njerëzor
MAKROEKONOMIA Për nivelin e parë (Bachelor)
LËNDA: VIZATIM TEKNIK ME GJEOMETRI DESKRIPTIVE GJEOMETRI DESKRIPTIVE
Qeverisja e Korporatave
Modeli IS – LM Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar
Makroekoomia III.
Biosinteza e aminoacideve
Tema (04): Inputet dhe funksioni prodhimit
Makroekoomia III.
L05 Teoria e kërkesës për punë
ENERGJIA.
USHQIMI, RRITJA DHE METABOLIZMI
Analiza e të dhënave statistikore
OFERTA DHE PËRCAKTIMI I ÇMIMEVE NË KONKURRENCË TË PLOTË
Enzimat-definicioni Enzyme rrjedh prej fjales – Greke- tharme, ose ferment – (vlim). Enzimet jane katalizator me prejardhje biologjike. Sinteza e tyre.
ELEMENTET E KATËRKËNDËSHIT
Punim Seminarik ne Statistike
Modeli IS – LM Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar
L08 Teoria e kapitalit njerëzor
Arsimtari: Muhamer Ujkani
Teprica e acideve yndyrore dhe sinteza e izoprenit, kolesterolit dhe acideve biliare.
BESJANA SHAHINI DHE EGZON BAJGORA
Matematika dhe historia e saj
Tema (03): Teoria e kërkesës
Psikologji e Përgjithshme
Ass. Dr. Sc. Albulena Xhelili
Nga t’ia fillojmë Kopja e parë Rishikimi Botimi Redaktimi Korrigjimi.
Syprina e trapezit dhe deltoidit
Syprina e rrethit, sektorit rrethor dhe e unazës rrethore
L9 Kurba e Philipsit në periudha afatshkurtra dhe afatgjata
Klasifikimi i trekëndëshave
Ass. Dr. Sc. Albulena Xhelili
REZISTENCA NË PRERJE Zakonisht, rezistenca në prerje e çdo materiali përcaktohet si ngarkesa për njësi sipërfaqeje, ose sforcimi maksimal që mund të mbajë.
Онтологи ба сайэнс “Сайэнсийн тэори” Проф. С. Молор-Эрдэнэ Лэкц 4
Punimi i diplomës nga Shpejtim Alimi
Ligj. VII POLITIKA MONETARE DHE FISKALE MSC. FISNIK MORINA
Tema;Matematika&Fotografia Punoi; Elsa Lleshi *8B
MEMBRANA QELIZORE, SPORET DHE BIOSINTEZA E MAKROMOLEKULAVE
Μεταγράφημα παρουσίασης:

Ligjerata 3 Lipidet

Hyrje Fjala lipid ka të bëjë me klasën e komponimeve që treten ne tretës organik por që nuk treten ne ujë. Kimikisht, numri më i madh i lipideve janë estere të acideve të larta yndyrore dhe alkooleve të përbëra. Sipas Bloorit lipidet mund të klasifikohen në bazë të strukturës së tyre kimike ( tabela 1 )

Klasifikimi i lipideve sipas Bloorit 1. Lipide te thjeshta: -Yndyrëra të vërteta ose neutrale ( triacilglicerole ), TG -Dyllëra 2. Lipidet e perbera (lipoide): -Fosfolipidet dhe fosfatidet (glicerofosfatidet dhe sfingolipidet) -Glikolipidet (cerebrozidet, gangliozidet dhe sulfatidet) 3. Steroidet dhe derivatet e tyre (holesteroli, hormonet steroide, vitamina D etj ) 4. Karotenoidet apo lipidet izoprenoide ( vitamina A, E, K )

Lipidet e thjeshta Lipidet e thjeshta jane estere te alkoolit trehidroksil-glicerolit me acidet e larta yndyrore. Keto quhen edhe gliceride. Keshtu nga numri I acideve yndyrore qe jane te lidhura per glicerol, gliceridet ndahet ne: monogliceride – qe jane estere te glicerolit me nje acid yndyror digliceride – estere te glicerolit me dy acide yndyrore trigliceride – estere te glicerolit me tre acide yndyrore

Hidroliza e yndyrnave

Hidroliza e yndyrnave Hidroliza bazike e ndonje triacilgliceroli mund te paraqitet keshtu:

Lipidet e perbera

Fosfatidet

Karotinoidet

Steridet

Në grupën e lipideve mund të numërohen acidet yndyrore dhe derivatet e tyre ( prostaglandinat ). Lipidet janë të shpërndara në të gjitha indet dhe kanë një rol të rëndësishëm në proceset e qelizës së gjallë. Ato përmbajnë potencial të madh energjetik dhe njëkohësisht shërbejnë si depo për energji. Ato përfaqësojnë komponentat strukturale dhe funksionale të membranave biologjike, e ndihmojnë tretjen, dhe si izolator mundësojnë ruajtjen e temperaturës trupore dhe mbrojtjen nga dëmtimet fizike.Disa lipide shfaqin aktivitet fiziologjik ( hormonet, vitaminat ).Në dy dekadat e fundit lipidet ndërlidhen me çrregullimet e metabolizmit të lipoproteinave dhe sëmundjeve të arterieve e njohur si arteroskleroza.

Lipidet ne qarkullim jane te lidhura me proteinat ne forme te bashkedyzimeve hidrofile te quajtura lipoproteina. Per shkak te tretshmerise me te mire, lipoproteinat jane forme e pershtatshme per transport te lipideve ne gjak. Pervec si transporter, lipoproteinet kane rendesi te madhe ne metabolizmin e holesterolit dhe triglicerideve.

Ne baze te karakteristikave te tyre, lipoproteinet ndahen ne 4 grupe Ne baze te karakteristikave te tyre, lipoproteinet ndahen ne 4 grupe. Mvaresisht nga dendesia e tyre, lipoproteinat me ultracentrifugim mund te diferencohen ne: hilomikrone, lipoproteinat me densitet shume te ulet (very low density lipoproteins, VLDL), lipoproteinat me densitet te ulet (low density lipoproteins, LDL), lipoproteinat me densitet te larte (high density lipoproteins, HDL).

Pasi permbajne proteina, lipoproteinat mund te ndahen me elektroforeze ne disa fraksione. Ne baze te levizjes se tyre elektroforetike ne raport me proteinet e serumit paraqiten 4 fraksione: hilomikronet, te cilet mbeten ne start te vendit te aplikimit, α- lipoproteinet, pre-β – lipoproteinet dhe β – lipoproteinet.

Pervec klasifikimit i cili bazohet ne dallimin e dendesise dhe levizshmerise ne fushen elektrike, ekziston edhe klasifikimi me I ri I lipoproteineve I cili bazohet ne perberjen e pjeses proteinike te molecules. Ne perberje te lipoproteineve bejne pjese proteine specifike te ndryshme, te quajtura si apolipoproteine

Ne baze te kesaj, molekulat lipoproteinike jane komplekse te proteineve dhe te lipideve te ndryshme. Kane forme sferike ose elipsoide. Mbeshtjellesi I jashtem I molecules perbehet nga apolipoproteini, fosfolipidet dhe nga holesteroli I lire, ndersa pjesen e mesme e perbejne triacilglicerolet dhe holesteroli I esterifikuar (figura 1).

Triacilglicerolet Triacilglicerolet janë estere të alkoolit trihidroksil glicerolit dhe acideve të larta yndyrore. Grupet hidroksile te glicerolit mund të jenë të esterifikuara me acid te njejtë ose të ndryshëm yndyror.

Triacilglicerolet të cilët nëpërmjet ushqimit vijnë në zorrën e hollë ato shëndrrohen në acide yndyrore dhe glicerol dhe resorbohen në qelizat e mukozës së zorrës. Në këto qeliza përsëri resintetizohen triacilglicerolet, të cilat më tutje transportohen në përbërje të hilomikroneve. Ato quhen triacilglicerole ekzogjene, përderisa triacilglicerolet e sintetizuara në mëlqi dhe në indin yndyror njihen si triacilglicerole endogjene.

Përcaktimi i koncentrimit të triacilgliceroleve në serum i përfshin edhe triacilglicerolet ekzogjene edhe at endogjene. Duke pas parasysh se këto analiza kryhen pas një urie 12 orëshe, sipas rregullës në serum përcaktohen triacilglicerolet endogjene. Vlerat referente në serum lëvizin nga 0.9 – 1.92 mmol/L dhe varen nga gjinia, mosha, ushqimi dhe mënyra e jetesës. Por studimet e shumta tregojnë se është e preferueshme që koncentrimi i triacilgliceroleve në serum të jetë më e vogël se 2.3 mmol/L.

Koncenrimi i rritur i triacilgliceroleve në serum ( hipertrigliceridemia ) paraqitet në : sëmundjen e sheqerit, hipofunksionin e gjëndrrës tirode si dhe te disa tipe me metabolizëm të çrregullt të lipoproteineve. Koncentrimi i vazhduar i triacilgliceroleve ( hipotrigliceridemia ) ka rëndësi më të vogë diagnostike dhe paraqitet më rrallë. Haset te : hipertireoza, malabsorbimi dhe malnutricioni dhe gjatë dëmtimeve të rënda të mëlqisë. Për përcaktimin e koncentrimit të triacilgliceroleve ekzistojnë shumë metoda fotometrike dhe enzimatike.

Holesteroli Holesteroli është derivat alkoolik i steranit e që është prezent tek njerëzit dhe kafshët.

Holesteroli në organizmin e njeriut ka disa funksione : Merr pjesë në ndërtimin e membranës qelizore Shërben si prekursor për sintezën e acideve të tëmthit, Shëndrrohet në hormone steroide ( progesteron, androgjen, estrogjen dhe hormone kortikosteroide )

Holesteroli i marr me ushqim quhet si ekzogjen, kurse pjesa që sintetizohet në organizëm njihet si holesterol endogjen. Rreth 90 % e holesterolit endogjen në organizëm sintetizohet në mëlqi dhe zorrë nga acetoacetati. Në kontroollin e sintezës endogjene ndikon holesteroli ekzogjen. Në qarkullim e gjakut 60 – 80% i holesterolit është i esterifikuar. Në gjak ai lidhet me lipoproteinat më shpeshme beta lipoproteinat, por ai ndodhet edhe në lipoproteinat tjera.

Koncenrimi i holesterolit ne serum varet nga shumë faktor Koncenrimi i holesterolit ne serum varet nga shumë faktor. Përveç ushqimit, në koncentrimin e tij ndikojnë gjinia, mosha, hormonet si dhe predispozitat gjenetike. Hormonet estrogjene e zvoglojnë koncentrimin e tij, qe është shkak për vlerat më të ulta të holesterolit tek gratë. Tiroksina, poashtu, me ndikimin e saj të përgjithshëm në metabolizëm e zvoglon konentrimin e holesterolit. Fizilologjikisht koncentrimi i tij rritet gjate shtatzanisë. Përveç ketyre fakteve nuk mundet të jipen vlera të përgjithshme referente të cilat do të ishin valide për të gjithë popullatën.

Dihet se vlerat referente janë në kufijtë 3. 4 – 6. 8 mmol/L Dihet se vlerat referente janë në kufijtë 3.4 – 6.8 mmol/L. Sipas rezultateve nga studimet e shumta, preferohet që koncentrimi i holesterolit të jetë më i vogël se 5.17 mmol/L. Përcaktimi i koncentrimit të holesterolit ka rëndësi klinike gjatë hipoholesterolemisë ( koncentrim i zvogluar ) dhe gjatë hiperholesterolemisë ( koncentrim i zmadhuar ). Këto ndryshime mund të paraqiten si pasoje e prishjes të baraspeshës ndërmjet sasisë së futur të holesterolit nëpërmjet ushqimit dhe biosintezës në organizëm. Me rëndësi të veçantë është zbulimi i hiperholesterolemisë, për shkak të tipizimit të rregullt dhe interpretimit të hiperlipidemive. Hiperholesterolemia, ashtu si dhe hiperlipidemia llogariten si faktorë kryesor për arterosklerozën dhe semundjet koronare të zemrës. Për përcaktimin e koncentrimit të holesterolit ekzistojnë shumë metoda fotometrike dhe enzimatike.

Hilomikronet Hilomikronet perbehen vetem prej triacilglicerolit dhe prandaj kane dendesi me te vogel. Gjate elektroforezes ngelin ne vendin e aplikimit. Lipoproteinet me densitet te larte, HDL ju pergjigjen α- lipoproteineve gjate elektroforezes. Permbajne relativisht shume proteine, ndersa prej lipideve me te pranishem jane fosfolipidet. Lipoproteinet me densitet shume te ulet, VLDL, ju pergjigjen pre- β- lipoproteineve gjate elektroforezes, permbajne me shume triacilglicerole, holesterol ne sasi te vogel, fosfolipide dhe shume pak proteine. Lipoproteinet me densitet te ulet, LDL, i karakterizon prezenca e madhe e holesterolit, ju pergjigjen β- lipoproteineve gjate elektroforezes (figura 2).

HDL dhe LDL-holesteroli LDL ose β-lipoproteinet permbajne perqindje te madhe te holesterolit ne krahasim me lipoproteinet tjera. LDL-holesteroli llogaritet si “I demshem” dhe koncentrimi i tij ne serum rritet gjate hiperholesterolemise. LDL-holesteroli eshte factor kryesor rreziku per semundjet koronare (semundjet ishemike te zemres). Parashihet se ekziston rrezik me i madh nese koncentrimi I LDL holesterolit eshte mbi 4.91 mmol/L.

Perberja e holesterolit ne HDL eshte rreth 20% Perberja e holesterolit ne HDL eshte rreth 20%. Sot dihet se HDL-holesteroli nuk eshte i demshem, por perkundrazi ka rol mbrojtes dhe e parandalon paraqitjen e semundjeve koronare. HDL-holesteroli sintetizohet ne hepar, del nga hepari ne forme te grimcave (thermijave) diskoide, e lidh holesterolin ne forme te estereve te holesterolit. Ne kete menyre eliminohet holesteroli prej indeve periferike. Ne hepar HDL holesteroli katabolizohet dhe tajohet ne lengun biliar si kripra te acideve biliare. Kjo eshte menyra e vetme nepermjet se ciles eliminohen nga organizmi sasite e rritura te holesterolit

Tek personat qe kane sasine e HDL-holesterolit nen vlerat referente dhe koncentrim te rritur te LDL-holesterolit ne serum ekziston rrezik I shtuar per paraqitjen e semundjes koronare. Percaktimi I HDL dhe LDL-holesterolit, si dhe raporti ne mes tyre ka rendesi te vecante ne praktiken mjekesore per zbulimin e hershem te procesit te atherosclerozes.

Vlerat referente per LDL-holesterolin preferohet te jene me te uleta se 3.88 mmol/L, ndersa per HDL-holesterolin vlerat duhet te jene me te larta se 0.9 mmol/L. Ekzistojne me shume metoda direkte per percaktimin kuantitativ te HDL dhe LDL-holesterolit ne serum. Mirepo, LDL-holesteroli mundet edhe matematikisht te llogaritet sipas formules se Friedwald-it duke I pasur te njohura vlerat e holesterolit, HDL-holesterolit dhe triacilgliceroleve.