Ligjërata 6: Shpenzimet dhe të ardhurat
Përmbajtja e ligjëratës Pse modeli të ardhura-shpenzime? Ndikimi i kërkesës agregate/shpenzimeve të planifikuara në GDP Modeli të ardhura-shpenzime Supozimet Analiza Ekuilibri Si ndikojnë shpenzimet e planifikuara në të ardhura Multiplikatorët: sa ndikojnë shpenzimet e planifikuara në të ardhura Multiplikatorët e shpenzimeve, fiskal, taksave dhe multiplikatori i ekonomisë së hapur
Pse modeli të ardhura-shpenzime? Pikëpamje kejnsiane: mund të ndikohet në nivelin e output-it vendor (GDP-së) përmes shpenzimeve/AD Pse? Rikujto dallimet në mes pikëpamjeve klasike dhe kejnsiane! Shpjegon se si përcaktohet niveli i output-it në ekonomi dhe si mund të ndikojë shteti në të Rritja e ekonomike si qëllim i politikës ekonomike Çka kuptojmë me rritje ekonomike?
Modeli të ardhura-shpenzime: Supozimet Pagat dhe çmimet fikse Ndryshimi në kërkesë shkakton ndryshim të sasisë së prodhuar e jo të çmimit, edhe në periudhë afatshkurtër. Konsumi dhe kursimet të lidhura në mënyrë lineare (dhe pozitive) me të ardhurat Pra, prirja marxhinale për konsum (MPC) dhe prirja marxhinale për kursim (MPS) supozohen konstante
Modeli të ardhura-shpenzime: Supozimet (2) Investimet, shpenzimet qeveritare, taksat dhe eksportet supozohen autonome (të pavarura) Importet varen nga të ardhurat Abstragohet nga rritja ekonomike dhe tregu i parasë (dhe politika monetare)
Modeli të ardhura-shpenzime: Analiza
Modeli të ardhura-shpenzime: Analiza(2) PE – shpenzimet e planifikuara (ose AD e planifikuar) AD e kemi definuar si shumën totale të produktit të kërkuar: nga familjet, firmat, qeveria dhe të huajt Pra, AD = ?? Mirëpo, AD faktike (ose PE faktike) nuk është domosdo e barabartë me AD të planifikuar Në AD faktike (më saktësisht në investime) përfshihen stoqet Firmat mund të parashikojnë kërkesë më të madhe dhe të prodhojnë më shumë. Si pasojë, akumulohen stoqet (inventari) duke bërë presion për ulje të prodhimit (dhe anasjelltas)
Modeli të ardhura-shpenzime: Ekuilibri Vija 45° – gjendja kur AD = Y (ku Y është GDP) Kjo vijë paraqet gjendje ekuilibri: sasia e kërkuar (ose AD e planifikuar) është e barabartë me produktin e prodhuar Ekuilibri arrihet kur AD = Y C + I + G + X - Im = C + S + TA Niveli i GDP-së mund të ngritet duke ndikuar në elementet e shpenzimeve agregate të planifikuara (PE) Paraqit këtë efekt grafikisht! Për sa duhet të ndryshojnë PE që të arrihet efekti i dëshiruar? (Vërej që ndryshimi në PE shkakton joproporcional në Y)
Multiplikatori i shpenzimeve: Hyrje Kur rriten shpenzimet (p.sh. I) , efekti në GDP faktik tejkalon efektin fillestar Pse? Ilustro me shembull efektin zinxhiror që ndodhë në ekonomi... Në rastin e investimeve të firmave Në rastin e shpenzimeve qeveritare Numri që e luan rolin e shumëzuesit në këtë efekt zinxhiror quhet multiplikator
Multiplikatori i shpenzimeve: Llogaritja Raport në mes ndyrshimit të GDP-së faktik dhe ndryshimit fillestar të shpenzimeve të pavarura (autonome) s = ΔY/ΔA Shpenzimet autonome janë rritur për 1000 Euro, ndërsa GDP është rritur për 5000 Euro. Sa është multiplikatori i shpenzimeve? Interpreto multiplikatorin e llogaritur!
Multiplikatori i shpenzimeve: Definicion Multiplikatori i shpenzimeve tregon për sa ngritet GDP faktik si rezultat i ngritjes së shpenzimeve autonome për një njësi. Interpretimi: s = 5 Kur shpenzimet rriten për 1 Euro, GDP rritet për __ Euro.
Multiplikatori i shpenzimeve: Shembull Supozojmë se ngriten investimet për 1 milion Euro Supozojmë se MPC = 2/3 =0.66 Ngritja fillestare prej 1 milion Euro në GDP ndodhë si rezultat i blerjes së makinave, mirëpo prodhuesit vazhdojnë t’i konsumojnë sipas MPC... _____________________________________________________ 1 x 1 milion € = 1.00 milion € 2/3 x 1 milion € = 0.66 milion € (2/3)2 x 1 milion € = 0.44 milion € (2/3)3 x 1 milion € = 0.29 milion € . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . 1/(1-2/3) x 1 milion € = 3 milion € ________________________________________________________________________________________________________
Multiplikatori i shpenzimeve dhe MPC/MPS Multiplikatori mund të shkruhet si: s = 1/(1-MPC) ose s = 1/MPS Atëherë, ndryshimi në GDP do të ishte: ΔGDP = 1/(1-MPC) x ΔI = 1/MPS x ΔI Llogarit multiplikatorin e shpenzimeve nëse MPC = 0.8
Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare Në shpenzimet e planifikuara shtohet G
Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare (2) Sa rritet GDP faktike si rezultat i rritjes së shpenzimeve qeveritare për 1 njësi. sg = 1/(1-MPC) ose sg = 1/MPS Atëherë, ndryshimi në GDP do të ishte: ΔGDP = sg x ΔG = 1/(1-MPC) x ΔG = 1/MPS x ΔG
Multiplikatori i taksave Sa pakësohet GDP si rezultat i shtimit të taksave për një njësi. Pra, në këtë rast kemi lidhje negative në mes ndryshimit në taksa dhe ndryshimit në GDP. është më i vogël se multiplikatori i shpenzimeve Efekti fillestar në GDP është më i vogël: Nëse ulen taksat, një pjesë e YD shtesë kursehen.
Multiplikatori i ekonomisë së hapur Përfshirja e importeve e ulë pjerrësinë e AD
Multiplikatori i ekonomisë së hapur (2) Llogaritet: so = 1/(MPS+MPM) Efekti i multiplikatorit në ekonomi të hapur është më i vogël Pse?
Kufizimet e pikëpamjes kejnsiane të multiplikatorit Vlen vetëm në periudha afatshkurtëra. Vlen vetëm në kushte të shfrytëzimit jo të plotë të potencialit prodhues. Pse? Injoron ndikimin e parasë (dhe politikës monetare) në ekonomi. Injoron inflacionin Edhe në kushte të recesionit mund të ketë inflacion!