Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Tema (03): Teoria e kërkesës

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Παρουσίαση με θέμα: "Tema (03): Teoria e kërkesës"— Μεταγράφημα παρουσίασης:

1 Tema (03): Teoria e kërkesës
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Studimet pasdiplomike / Master Lënda: Mikroekonomi e avancuar Tema (03): Teoria e kërkesës

2 Zgjedhja optimale dhe kërkesa
Ndryshimi në kërkesë në saje të ndikimit të: ndryshimit të çmimeve ndryshimit të të ardhurave

3 Si ndikon ndryshimi i çmimit në kërkesën individuale?
Kurba e çmimeve të ofruara paraqet shportat që do të kërkoheshin për çmime të ndryshme të së mirës x, duke mbajtur të pandryshuara çmimet tjera dhe të ardhurat. Shembulli 1: Supozojmë se Px=4$, Py=4$ dhe m=40$. Zgjedhja optimale gjendet në shportën e konsumit A (2,8). P’x= 2$ B (10, 5) P”x= 1$ C (16, 6) Të paraqiten grafikisht zgjedhjet optimale për nivelet e ndryshme të çmimeve.

4 • Y (njësi ) Pika e parë: Kurba e çmimeve të ofruara m = 40 $
PY = 4 $ , Px = 4 $ X - njësi ushqim Y - njësi veshje A (2,8) 10 A Pjerrësia=- Px/Py= - 4/4 = -1 PX = 4 X (njësi) XA=2 XB=10 XC=16 20

5 • • Y m = 40 $ PY = 4 $ , P’x = 2 $ B (10, 5) 10 PX = 2 PX = 4 X XA=2
Pika e dytë: Kurba e çmimeve të ofruara m = 40 $ PY = 4 $ , P’x = 2 $ B (10, 5) 10 Pjerrësia = - Px/ Py = - 2 /4 = -1/2 A B PX = 2 PX = 4 X XA=2 XB=10 XC=16 20

6 Pika e tretë: Kurba e çmimeve të ofruara
Y Kurba e çmimeve të ofruara (shtegu i zgjerimit të çmimeve) të mirën x mund të shkruhet edhe si sasia e të mirës x të konsumuar për çdo çmim të x. Kjo është Kurba e kërkesës individuale për të mirën x. m = 40 $ PY = 4 $ , P”x = 1 $ C (16, 6) 10 Kurba e çmimeve të ofruara A C B Pj.= - Px/ Py = - 1 /4 PX = 1 PX = 2 PX = 4 X XA=2 XB=10 XC=16 20

7 • • • PX Shembull: Kurba e kërkesës individuale për X X 2 10 16 A’
Kurba e kërkesës individuale është gjithashtu kurba e “gatishmërisë për të paguar”. Në shportën optimale A: MRS=1 Në shportën optimale B: MRS= 1/2 Në shportën optimale C: MRS=1/4 Kurba e kërkesës individuale për X A’ PX = 4$ B’ U rritëse PX = 2$ C’ PX = 1$ D për ushqim X

8 Përmbledhje: Konsumatori është duke maksimizuar dobinë në çdo pikë përgjatë kurbës së kërkesës; Norma margjinale e zëvendësimit (MRS) bie përgjatë kurbës së kërkesës kur çmimi i të mirës x bie (nëse ekziston optimumi i brendshëm);

9 Si ndikon ndryshimi i të ardhurave në kërkesën individuale?
Kurba e të ardhurave të ofruara për produktin x (shtegu i zgjerimit të të ardhurave) paraqet shportat e të mirave të kërkuara për nivele të ndryshme të të ardhurave, kur çmimet mbesin të pandryshuara. Shembulli 2: Supozojmë se Px=2$ dhe Py=4$ mbesin të pandryshuara. Kurse e ardhura ndryshon si vijon: m= 40$ A (10, 5) m’= 68$ B (18,8) m”= 92$ C (24,11) Të paraqiten grafikisht zgjedhjet optimale për nivelet e ndryshme të të ardhurave.

10 Y m=92 m=68 C m=40 B A (10, 5) U3 A U2 C (18, 8) U1 X C (24, 11) PX Pjerrësia e njejtë (VB1, VB2, VB3) =-1/2 A’ B’ C’ 2$ D3 (m=92$) D1 (m=40$) D2 (m=68$) X

11 Definimi i kurbës së Engelit
Kurba e të ardhurave të ofruara për të mirën x gjithashtu mund të shkruhet si sasi e konsumuar e të mirës x për çdo nivel të të ardhurave. Kjo është kurba e Engelit për të mirën x. Kur kurba e të ardhurave të ofruara ka pjerrësi pozitive, pjerrësia e Kurbës së Engelit është pozitive.

12 Kurba e Engelit për të mira normale
m, të ardhurat javore X, ushqim Kurba e Engelit për të mira normale

13 Shembull: Supozojmë se x paraqet ushqimin dhe y paraqet të mirat tjera
Shembull: Supozojmë se x paraqet ushqimin dhe y paraqet të mirat tjera. Të ardhurat ndryshojnë si vijon: a)Të ardhurat në fillim janë 200$ (shporta konsumit A) b)Të ardhurat ndryshojnë prej 200$ në 300$ (shporta e konsumit B) c) Të ardhurat ndryshojnë prej 300$ në 400$ (shporta e konsumit C) Në rastin (a) dhe (b) me rritjen e të ardhurave do të rritet konsumi i të mirës x, ndërsa në rastin (c) me rritjen e të ardhurave do të zvogëlohet konsumi i të mirës x.

14 Kurba e Engelit e përkulur nga mbrapa
Y (njësi) Kurba e të ardhurave të ofruara për të mirat inferiore m=400 Prej pikës A në B është e mirë normale , kurse prej pikës B në C është e mirë inferiore. m=300 C U3 m=200 B A U2 U1 X (njësi) I ($) 400 C’ Kurba e Engelit e përkulur nga mbrapa 300 B’ 200 A’ X (njësi)

15 Përmbledhje: Nëse kurba e të ardhurave të ofruara tregon se konsumatori blen më shumë nga e mira X kur të ardhurat e tij rriten, e mira është normale (Δx/ Δy>0). Ekuivalent me këtë, nëse pjerrësia e kurbës së Engelit është pozitive, e mira është normale. Nëse e mira është normale, elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat është pozitiv. Nëse kurba e të ardhurave të ofruara tregon se konsumatori blen më pak nga e mira X kur të ardhurat e tij rriten, e mira është inferiore (Δx/ Δy < 0). Ekuivalent me këtë, nëse pjerrësia e kurbës së Engelit është negative, e mira është inferiore. Nëse e mira është inferiore, elasticiteti i kërkesës lidhur me të ardhurat është negativ.

16 Shembulli 3: Ekuacioni I kurbës së kërkesës së konsumatorit
Konsumatori blen dy të mira: ushqim dhe veshje. Funksioni i dobisë është U(x,y)=x y. Dobitë marxhinale janë: MUx=Y dhe Muy=X. Çmimi i të mirës x është Px dhe çmimi i të mirës y është Py. Vërteto se ekuacioni I kurbës së kërkesës për ushqim është x=m/2PX. Nëse funksioni i dobisë është U(x,y)=x y, a është e mira (x) e mirë normale? Çfarë forme janë kurbat e indiferencës dhe për çfarë optimumi është fjala? Nga barazimi që shpreh kushtin e tangjencialitetit (zgjedhjen optimale) të gjendet y, pastaj duke zëvendësuar në ekuacionin e vijës së buxhetit të gjendet x. Vizato kurbën e kërkesës për ushqim D1 nëse: m=120$ dhe Px=15$, x= ? m=120$ dhe Px=10$ , x=? Vizato kurbën e kërkesës për ushqim D2 nëse: Nëse m=200$, Px=10$, x=?

17 Kurba e kërkesës për ushqim për nivele të ndryshme të të ardhurave
px, çmimi i ushqimit X, ushqim Kurba e kërkesës për ushqim për nivele të ndryshme të të ardhurave

18 Efekti i zëvendësimit dhe efekti i të ardhurave
Ndryshimi në çmim ndikon në (a) ndryshimin e normës së këmbimit mes dy të mirave dhe (b) në ndryshimin e fuqisë blerëse të konsumatorit. Nëse çmimi i të mirës x bie, atëherë ushqimi është më i lirë se veshja, që do të thotë se konsumatori heq dorë nga më pak njësi veshje për njësi shtesë të ushqimit. Pra ndryshon norma e këmbimit mes dy të mirave. Ndryshimi në konsumin e të mirës kur çmimi ndryshon, quhet efekt i zëvendësimit. Efekti i zëvendësimit është gjithmonë negativ. Nëse çmimi i të mirës x bie, rritet fuqia blerëse e konsumatorit. Ky quhet efekt i të ardhurave të ndryshimit në çmim. Efekti i të ardhurave mund të jetë pozitiv (e mira normale) dhe negativ (e mira inferiore).

19 Rasti 1: x është e mirë normale
VB1 (pjerrësia = - px1/ py Hapi 1. Gjejmë shportën fillestare X, ushqim y, veshje (Figura vazhdon në dy slajdet e ardhshme) Ekuilibri fillestar i konsumatorit - Zgjedhja e shportës A Efekti i zëvendësimit dhe efekti i të ardhurave, Rasti 1: x është e mirë normale

20 VB2 (pjerrësia = - px2/py Hapi 2. Gjejmë shportën përfundimtare C x, ushqim y, veshje VB1 (pjerrësia = - px1/py Shporta C është zgjedhur pas rënjes së çmimit x – ekulibri i ri në kurbën më të lartë të iniferencës (Figura vazhdon)

21 VB2 (pjerrësia = - px2/py Hapi 3. Gjejmë shportën shpërbërëse B X, ushqim y, veshje VB1 (pjerrësia = - px1/py Efekti i zëvendësimit Efekti i të ardhurave = XB – X A = X C – X B Ndërto shportën B: Përdore nivelin e dobisë fillestare dhe çmimin e ri të tregut

22 Efekti i të ardhurave është i papërfillshëm
VB2 (pjerrësia = - px2/py y, veshje VB1 (pjerrësia = - px1/py Efekti i zëvendësimit Efekti i të ardhurave = XB – X A = X C – X B =0 x, ushqim Efekti i të ardhurave është i papërfillshëm Efekti i zëvendësimit dhe efketi i të ardhurave, Rasti 2: x nuk është as e mirë normale as e mirë inferiore

23 Të mirat inferiore: efekti i të ardhurave është negativ
Y, veshje VB2=-px2/py VB1 =-px1/py) VBd=-px2/py Efekti i të ardhurës= X c-XB, x, ushqim Efekti i zëvendësimit= XB-XA Të mirat inferiore: efekti i të ardhurave është negativ Efekti i të ardhurave dhe efekti i zëvendësimit, Rasti 3: x është një e mirë inferiore dhe ka kurbën e kërkesës me pjerrësi negative

24 Nëse një e mirë është shumë inferiore dhe efekti neto i rënjes së çmimit të së mirës x, është zvogëlimi në konsum i të mirës x, e mira është Giffen. Për të mirat Giffen, kurba e kërkesës ka pjerrësi pozitive. Efekti i të ardhurave dhe efekti i zëvendësimit veprojnë në drejtime të kundërta. Në fakt, efekti i të ardhurës tejkalon efektin e zëvendësimit. E mira ka një peshë më të madhe në shpenzimet e konsumatorit.

25 Y, veshje VB2=-px2/py VB1 =-px1/py) VBd=-px2/py Efekti i të ardhurës= Xc-XB, x, ushqim Efekti i zëvendësimit= XB-XA Efekti i të ardhurave është negativ dhe është më I madh se efekti i zëvendësimit. Efekti i të ardhurave dhe efekti i zëvendësimit, Rasti 4: x është e mirë Giffen

26 Teprica konsumatore Tejkalimi i përfitimit total (shumës së dobive marxhinale) ndaj kostove totale (sasi e blerë x çmim) quhet tepricë konsumatore. Teprica konsumatore përfaqëson diferencën mes sasisë së parave që konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë dhe sasisë së parave që ata paguajnë faktikisht.

27 Teprica konsumatore Çmimi Kërkesa Sasia
15$+13$+11$+9$+7$+5$+3$+1$= 64$ Teprica konsumatore

28 Teprica konsumatore Çmimi D Sasia
Ndryshimi në tepricën konsumatore kur çmimi bie prej 3$ në 2$. Teprica konsumatore

29 Të diskutohet lidhur me variacionin e kompensimit dhe variacionin ekuivalent.

30 Kërkesa agregate Funksioni i kërkesës së tregut apo kërkesës agregate është shuma horizontale e kurbave individuale. Sasia Çmimi Kërkesa individuale 1 individuale 2 tregut

31 Eksternalitetet (rrjet) pozitive dhe negative
Nëse kërkesa e një konsumatori rritet me rritjen e numrit të konsumatorëve atëherë eksternaliteti është pozitiv. (Efekti “bandwagon”) Nëse kërkesa e një konsumatori zvogëlohet me rritjen e numrit të konsumatorëve, atëherë eksternaliteti është negativ. (Efekti “snob”)

32 Eksternalitetet pozitive: Efekti “Bandwagon”
Sasia Çmimi Kërkesa Efekti çmimit “Bandwagon” Eksternalitetet pozitive: Efekti “Bandwagon”

33 Eksternaliteti negativ: Efekti Snob
Kërkesa Efekti i pastër i çmimit Sasia Çmimi Efekti snob Eksternaliteti negativ: Efekti Snob

34 Zgjedhja mes punës dhe kohës së lirë
Shembulli 4: Supozojmë se konsumatori punon L orë punë në ditë. Të ardhurat ditore janë wL. E mira e përbërë, y, ka çmimin py = $1. Vija e buxhetit jep të gjitha kombinimet për y dhe l (koha e lirë) që konsumatori i ofron. Nëse l=24, y=0 Nëse l=0, y=120 Pjerrësia e vijës së buxhetit është -5$. U= U(y,l)

35 Efekti i zëvendësimit shpie në më pak kohë të lirë dhe në më shumë punë, kur w rritet.
Kur w rritet, konsumatori ndjen se ka më shumë të ardhura sespe do t’I nevojiten më pak or punë për të blerë njësi të y. Kjo krijon efektin e të ardhurave. Nëse koha e lirë është e mirë normale, efekti i të ardhurave për kohën e lirë është pozitiv. Nga kjo rrjedh se efekti i të ardhurave mbi punën është negativ.

36 Kjo informatë mund të përdoret për të ndërtuar funksionin e ofertës së punës së konsumatorit L:
Nëse efekti i të ardhurës tejkalon efektin e zëvendësimit, kurba e ofertës së punës bëhet e përkulur nga mbrapa.

37 • • • • • Paga ($/në orë) Oferta e punës e përkulur nga mbrapa
25 Δx/ Δy < 0 20 15 10 Δx/ Δy > 0 5 Koha e punës (orë nëditë)

38 Besanko & Braeutigam / Microeconomics: An Integrated Approach, Kapitulli 5 “Teoria e kërkesës”.
Hal R. Varian “Mikroekonomia” –”Variacioni i kompensimit dhe variacioni ekuivalent”, fq


Κατέβασμα ppt "Tema (03): Teoria e kërkesës"

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Διαφημίσεις Google