Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Makroekonomi www.valmirnuredini.tk.

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Παρουσίαση με θέμα: "Makroekonomi www.valmirnuredini.tk."— Μεταγράφημα παρουσίασης:

1 Makroekonomi

2 Mikroekonomia merret me studimin e sjelljes së agjentëve individual ekonomik: si konsumatorëve, firmave si dhe agjencive qeveritare,etj. Çka do të thotë se studion sjelljet në nivel të ndërmarrjes. Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë në tërësi, me studimin e agregateve ekonomik, si: produkti i përgjithshëm, papunësia, inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm, etj. Thënë shkurt, makroekonomia trajton çështje dhe probleme ekonomike kryesore të një vendi. Dallimi në mes të Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë?

3 Ekzistojnë dy shkolla të mëdha të mendimit makroekonomik:
Shkolla klasike – neoklasike, dhe Shkolla kejnsiane – neokejnsiane.

4 Shkolla neoklasike (klasike)
Teoria makroekonomike neoklasike është zhvilluar gjatë viteve 70’, por ajo ka pasur ndikim edhe gjatë viteve 80’. Sipas neoklasikëve (klasikëve): - ekonomia është çdo herë në punëzënie të plotë, - ekziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve dhe - ekonomia është çdo herë në ekuilibër. Ata gjithashtu deklarojnë, që ndërhyrjet e qeverisë në ekonomi vetëm i përkeqësojnë gjërat, do të thotë që ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe se gjendjet e disekuilibrit tejkalohen shpejt nëpërmjet mekanizmave përshtatës të tregut.

5 Supozimet kryesore të shkollës neoklasike janë:
Agjentët ekonomikë maksimizojnë Pritjet janë racionale Tregjet pastrohen

6 Agjentët ekonomikë maksimizojnë
Familjet dhe firmat marrin vendime optimale. Vendimet optimale- më të mira të mundshme. Ata gjatë marrjes së vendimeve përdorin të gjitha informacionet që i kanë, dhe marrin vendimin.

7 2.Pritjet janë racionale
Do të thotë se ata statistikisht përdorin informacionin që disponojnë dhe bëjnë parashikimin më të mirë për të ardhmen. Shkolla neoklasike shpesh quhet edhe shkolla e pritjeve racionale. Pritjet racionale- momenti më i përshtatshëm për blerje, p.sh. zbritjet sezonale…etj. 3.Tregjet pastrohen Pagat dhe çmimet ndryshojne per te arritur ekujliber. - Nuk ekziston papunesi jovullnetare. - Do te zbriten çmimet e te mirave qe jane ne tepricë ne rafte.

8 Shkolla kejnsiane (neokejnsiane)
Deri në vitet e 80’ teoria neoklasike kishte ndikim të madh në teorinë makroekonomike, derisa paraqitet brezi i ri i shkencëtarëve, “kejnesianistët e rinj”. Ata kishin pikëpamje të kundërta me klasikët, ata argumentojnë se: - tregjet shpesh herë nuk pastrohen edhe kur individët kujdesen për interesat e veta dhe - qeveria duhet të ndërhyjë në ekonominë e një vendi.

9 Konceptet kyçe të makroekonomisë
Konceptet kyçe të makroekonomisë janë: Produkti i Brendshëm Bruto, Inflacioni, Rritja ekonomike, Punëzënia dhe papunësia, Cikli i Biznesit.

10 Produkti i Brendshëm Bruto
Produkti i brendshëm Bruto (GDP) përfaqëson vlerën e të gjitha të mirave dhe shërbime përfundimtare të prodhuara në një ekonomi në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë rast, duhet bërë dallimi në mes të GDP real dhe atij nominal. GDP nominal mat vlerën e produkteve për një periudhë të caktuar kohore, me çmimet e periudhës në të cilin prodhohet produkti (çmimet e tanishme). GDP real mat produktin total të prodhuar në një ekonomi, për një periudhë të caktuar kohore, por duke marrë parasysh çmimet e vitit bazë (të dhënë-mundet me qene viti paraprak ose cili vit caktohet si vit bazë).

11 Inflacioni dhe GDP Kur GDP nominal rritet shumë më shpejt se ajo real në një ekonomi, atëherë kemi inflacion. Dhe diferenca midis ritmeve të rritjes së GDP real me atë nominal ndodh sepse çmimet e të mirave dhe shërbimeve janë rritur apo ka pasur inflacion. Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të çmimeve të nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Te ngritja e nivelit të çmimeve kemi parasysh ngritjen në nivelin mesatar. Deflacioni- rënja e çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Desinflacioni- rënja e çmimeve mesatare por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake.

12 Tabela 1. GDP real dhe GDP nominal, shembull:
Produkti GDP nominal i vitit 1987 GDP nominal i vitit 1993 GDP real i vitit 1993* Banane 15*0.20=€=3.00€ 20*0.30€=6.00€ 20*0.20€=4.00€ Portokall 50*0.22€=11.00€ 60*0.25€=15.00€ 60*0.22€=13.20€ Totali (GDP) 14.00€ 21.00€ 17.20€ * Matur me çmimet e vitit 1987

13 GDP nominal dhe GDP real-shembull
Produkti GDP nominal 2005 GDP nominal 2006 GDP real 2006 Patate 30x0.18E = 45x0.20 45x0.18€ Speca 14x0.25E 28x0.30 28x0.25 € Gjithsej

14 Rritja dhe GDP real Rritmi i rritjes së ekonomisë përfaqëson normën me të cilën rritet GDP reale. Tani bëhet pyetja se kush e shkakton rritjen e GDP real? Ekzistojnë dy arsye që shkaktojnë rritjen e GDP real, ato janë: Arsyeja e parë e ndryshimit të GDP real është se ndryshon sasia e disponueshme e burimeve në një ekonomi (burimet ndahen në kapital dhe punë), Arsyeja e dytë e ndryshimit të GDP real është se efiçienca me të cilin përdoren faktorët e prodhimit mund të ndryshojë. Përmirësimet e efiçiencës quhen rritje të rendimentit, do të thotë që të njëjtët faktorë të prodhimit, mund të japin më shumë produkt.

15 Cikli i biznesit dhe hendeku i prodhimit
Me cikël të biznesit kuptojmë modelin e zgjerimit dhe të ngushtimit, pak a shumë të përsëritshëm të aktivitetit ekonomik rreth shtegut të rritjes potenciale.

16 Cikli i biznesit dhe hendeku i prodhimit
GDP real Koha Kulmi Pika më e ulët Rrënja Rritja Gjatësia e ciklit Prirja- GDP potencial Hendeku i prodhimit

17 Dallimi në mes produktit aktual dhe atij potencial:
Hendeku i prodhimit mat hendekun (shmangien, diferencën) në mes prodhimit aktual dhe prodhimit që do të mund të prodhonte ekonomia me përdorimin e plotë të burimeve ekzistuese. Dallimi në mes produktit aktual dhe atij potencial: Produkti potencial përfaqëson nivelin e prodhimit në punëzënien e plotë. Produkti aktual është niveli i prodhimit i cili aktualisht prodhohet në një ekonomi.

18 Ligji i OKUNIT www.valmirnuredini.tk Ligji I Okunit
Ligji i Okunit shpreh lidhjen midis ritmit të rritjes dhe normës së papunësisë, ligj i cili e ka marrë emrin në bazë të zbuluesit të tij Artur Okun. Ligji i Okunit pohon që, kur ritmi i rritjes është mbi ritmin e prirjes prej 2.25%, norma e papunësisë bie. Veçanërisht, për çdo 1% rritje GDP real mbi ritmin e prirjes që arrihet gjatë një viti, norma e papunësisë bie për 0,5%. Kjo lidhje pasqyrohet me ekuacionin në vijim: Δu = (y – 2.25) ku, Δu = ndryshimi në normën e papunësisë, y = ritmi i rritjes së prodhimit, 2.25 = ritmi i rritjes së prodhimit të prirjes. Shembull: Nëse ritmi i rritjes së prodhimit në një vit është y = 7.25%, atëherë ndryshimi në normën e papunësisë do të jetë: Δu = (7.25 – 2.25) = [- 0.5 x 5] = 2.5%

19 Inflacioni dhe ciklet e biznesit
Inflacioni, ashtu si papunësia, përfaqëson një problem të rëndësishëm makroekonomik. Kostot e inflacionit janë shumë më pak të dukshme se ato të papunësisë. Në rastin e papunësisë, produkti potencial nuk arrihet, prandaj është e qartë pse nuk është e dëshirueshme ulja e papunësisë. Në rastin e inflacionit, nuk ka humbje të dukshme të prodhimit, por konsumatorët nuk e pëlqejnë inflacionin, sepse shpesh ai shoqërohet me tronditje, si p.sh. tronditjet e çmimit të naftës, që reduktojnë të ardhurat reale të tyre.

20 Lidhja inverse inflacion–papunësi. Kurba e Philipsit
Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga objektivat qendrorë makroekonomikë të çdo qeverie. Për këtë qëllim qeveria duhet të luftojë në të dy anët, si kundër inflacionit ashtu edhe kundër papunësisë. Një model teorik të këtij raporti e jep kurba e Philipsit, Pra, kurba tregon që ka një lidhje inverse midis inflacionit dhe papunësisë. Sa më e lartë të jetë norma e papunësisë aq më e ultë është norma e inflacionit, dhe e kundërta. Kurba e Filipsit është paraqitur në figurë. Norma e papunësisë 2 G H 6 Norma e inflacionit

21 Kerkesa dhe oferta agregate
Kërkesa agregate Kerkesa dhe oferta agregate Kërkesa agregate është sasia e përgjithshme mallrave apo shërbimeve që konsumatorët, firmat, shteti apo të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel të dhënë të çmimeve në një periudhë të caktuar kohore. Komponentët e kërkesës agregate si dhe të shpenzimeve janë: konsumi (C), investimet (I), shpenzimet qeveritare (G), dhe eksporti neto (Nx).

22 Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve privat për mallra konsumi që përdoren për të nxjerrë dobi në periudhën korrent. Investimet, përfaqësojnë shpenzimet që bëjnë firmat për mallra kapital. Mallrat kapital janë mallra që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tjera. Shpenzimet qeveritare përfshinë të gjitha shpenzimet qeveritare që bënë qeveria si për mallra konsumi ashtu edhe për investim. Eksporti neto përfaqëson diferencën midis vlerës së eksporteve dhe vlerës së importeve gjatë periudhës përkatëse. Kurba e kërkesës agregate, shpreh lidhjen midis GDP real (sasia) dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur të pandryshuar faktorët e tjerë influencues.

23 Kërkesa agregate C I G Nx AD Q* Sasia Çmimi P* Kurba e kërkesës agregate, mund të ndërtohet kur kurbës së kërkesës për mallra konsumi i shtojmë kërkesën për investime private, shpenzimet qeveritare dhe eksportin neto.

24 Oferta agregate Oferta agregate është sasia totale e produktit që prodhuesit janë të gatshëm dhe në gjendje t’i ofrojnë në treg me nivele të ndryshme të çmimesh, në një periudhë të dhënë kohore. Oferta agregate në periudha afatshkurtra shpreh lidhjen midis sasisë agregate të mallrave dhe shërbimeve përfundimtare (GDP real) dhe nivelit të çmimeve, duke i mbajtur faktorët e tjerë konstant.

25 Oferta agregate AS çmimi Sasia O Kurba e ofertës agregate pasqyron një lidhje pozitive midis GDP real (sasisë) dhe nivelit agregat të çmimeve, çka do të thotë se me rritjen e të çmimit të një produkti oferta rritet për atë produkt.

26 Ekuilibri makroekonomik
Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur oferta agregate barazohet me kërkesën agregate, d.m.th. kur sasinë e produktit total real që janë të gatshëm të ofrojnë shitësit me një nivel të dhënë çmimesh, është e barabartë me sasinë e produktit total real që janë të gatshëm të blejnë konsumatorët, firmat e biznesit, qeveria apo të huajt me këtë nivel çmimesh. GDP real S1 Q* D1 P P1 P* E AD AS

27 Kontabiliteti i të ardhurave kombëtare
Teoria makroekonomike merret …. Për të kuptuar tërësisht përcaktimin e këtyre variabileve, duhet të kuptojmë se çka janë ato dhe si maten në praktikë. GDP dhe GNP GNP = GDP + të ardhurat e njerëzve që punojnë jashtë atij vendi – të ardhurat e të huajve që punojnë në atë vendi (dhe që të ardhurat i dërgojnë në vendet e tyre).

28 Çmimi i tregut Të mirat që përfshihen në GDP vlerësohen me çmimet e tregut. Çmimi i tregut të shumë produkteve përfshin taksat indirekte. Çmimi i trgut = çmimi neto + taksat indirekte Çmimi neto përfaqëson koston e faktorëve të prodhimit që është shuma që marrin faktorët e prodhimit që përdoren për prodhimin e mallit.

29 Produkti i brendshëm bruto dhe neto
Produkti i brendshëm neto (NDP) është i barabartë me GDP minus konsumin e kapitalit, pra amortizimin. NDP= GDP– amortizimi Prandaj, NDP mat më saktë sasinë neto të të mirave të prodhuara në vend në një periudhë të dhënë – ai paraqet vlerën totale të produktit minus vlerën e sasisë së kapitalit të konsumuar për prodhimin e këtij produkti. Në përgjithësi, në ShBA amortizimi zë rreth 11% të GDP, prandaj NDP është zakonisht rreth 89% e GDP.

30 Problemet e matjes së GDP
Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë katër probleme kryesore: Shumë produkte maten jo saktë sepse nuk tregtohen në treg. p.sh., puna vetë në shtëpi. Llogaritja e saktë e përmirësimit të cilësisë së të mirave dhe produkteve është e vështirë. Disa aktivitete të matura duke ia shtuar GDP real, në fakt, paraqesin përdorimin e burimeve për të shmangur ose kufizuar “të këqijat” ose dukuritë negative, si p.sh., krimi ose rreziqet për sigurimin kombëtar. Llogaritë nuk marrin parasysh ndotjen dhe degradimin e ambientit.

31 Matja e GDP Gjatë matjes së GDP na paraqiten dy probleme:
Ekonomia e fshehtë, dhe Rishikimet e GDP dhe saktësia e vlerësimeve të GDP.

32 Ekonomia e fshehtë Shembuj të transaksioneve që krijojnë të mira dhe shërbime dhe që mund të mos përfshihen në GDP e matur janë: kryerja e një pune të dytë për para në dorë, puna e zezë pas hyrjes ilegale në një vend, pjesëmarrja në një punë ndërkohë që merret asistencë për papunësinë, tregtia ilegale e drogës, puna për bakshishe që nuk raportohen, shitja pa faturë e domateve të prodhuara në shtëpi. Aktivitetet e ndryshme të ekonomisë së fshehtë shkaktohen, kryesisht, sepse njerëzit të shmangin pagimin e taksave prandaj këto aktivitete duhet të përfshihen në GDP.

33 Indekset e çmimeve Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, tregues të drejtpërdrejt të tij shërbejnë indekset e çmimeve. ekzistojnë tre lloje të indekseve të çmimeve: Deflatori i GDP. Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI), Indeksi i çmimeve të prodhuesit, dhe

34 Deflatori i GDP Llogaritja e GDP real na jep një masë të dobishme të inflacionit të njohur si deflatori i GDP. Deflatori i GDP përfaqëson raportin në mes GDP nominal dhe GDP real

35 Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI)
Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) mat koston e blerjes të një shporte fikse të mirash dhe shërbimesh. Indeksi i çmimeve të konsumatorit ndryshon nga deflatori i GDP për tri arsye: Deflatori i GDP përfshin në vete të gjitha produktet dhe shërbimet, ndërsa CPI vetëm disa, CPI mat çmimin e një shporte të mirash dhe shërbimesh që është e njëjtë për çdo vit, CPI përfshin edhe çmimet e importeve, ndërsa deflatori i GDP përfshinë vetëm çmimet e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në vend.

36 Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI)
Indeksi i çmimeve të prodhuesit mat koston e të mirave fillestare (inputeve). PPI sinjalizon shumë më herët për rritjen e çmimeve se sa CPI, sepse PPI ka te bëjë me koston e të mirave fillestare dhe nëse kemi rritje të çmimeve të të mirave fillestare atëherë edhe prodhuesit do të rrisin çmimet e produkteve finale, dhe për këtë arsye PPI sinjalizon më herët për inflacionin.

37 GDP dhe të ardhurat personale të disponueshme
Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë nivelin e të ardhurave të disponueshme për shpenzime dhe kursime nga familjet në ekonomi. Të ardhurat personale të disponueshme përfaqësojnë sasinë që kanë familjet për të shpenzuar ose kursyer. Të ardhurat personale të disponueshme = GDP+ të ardhurat neto të faktorëve nga jashtë –fitimet e mbajtura + transferet – taksat (1)

38 Identitetet makroekonomike
Ekonomia e thjeshtë Supozojmë se kemi ekonomi të thjeshtë, ku nuk ka as qeveri e as tregti të jashtme, dhe vlerën e produktit e shënojmë me Y, konsumin me C dhe shpenzimet për investime me I. Y= C+ I (2) Në këtë rast lind pyetja? Se a prodhojnë firmat ndonjëherë të mira, të cilat nuk janë në gjendje t’i shesin? Përgjigjja është PO. Shpesh firmat prodhojnë më shumë produkte të cilat nuk mund t’i shesin ose nuk janë në gjendje që t’i shesin, dhe produktet e pa shitura i akumulojnë në raftet e tyre si inventarë.

39 Hapi tjetër është nxjerrja e lidhjes midis kursimit, konsumit dhe GDP
Hapi tjetër është nxjerrja e lidhjes midis kursimit, konsumit dhe GDP. Në këtë rast nuk e marrim parasysh ekzistencën e korporatave dhe e mbledhim apo bashkojmë së bashku me sektorin privat. Të ardhurat e sektorit privat janë vlera e të mirave dhe shërbimeve të prodhuara dhe shënojmë me Y. Si do të shpërndahen këto të ardhura? Këto të ardhura, pjesërisht do të shpenzohen për konsum dhe kursim. Prandaj kemi: Y= S+ C (3) Ky identiteti na tregon se të ardhurat shpërndahen ose për konsum ose për kursim.

40 Me kombinimin e identiteti 2 dhe 3 kemi:
C+ I= Y= C+ S (4) Ana e majtë e ekuacionit (C+I) tregon komponentët e kërkesës ndërsa ana e djathtë (C+S) shpërndarjen e të ardhurave. Prej identitetit 4 zbresim konsumin nga secila anë e identitetit dhe kemi: I= Y– C= S (5) Identiteti 5 tregon se në një ekonomi të thjeshtë investimet janë identikisht të barabarta me kursimet. Çka do të thotë kjo? Për një individ e vetmja mënyrë për të kursyer është ndërmarrja e aktit të investimit fizik, ose investitorët që financojnë investimet e tyre duke marr hua nga individët që kursejnë.

41 Qeveria dhe tregtia e jashtme
Tani në analizë e fusim sektorin shtetëror dhe sektorin e jashtëm. I kthehemi identitetit 2 duke marrë parasysh edhe komponentët shtesë të kërkesës, G dhe Nx, dhe kemi: Y = C + I + G + Nx (6) Më tej, shikojmë përfitimin e lidhjes shumë të rëndësishme midis produktit dhe të ardhurave të disponueshme. Duhet të dimë se një pjesë e të ardhurave shpenzohet për taksa dhe që sektori privat merr, përveç të ardhurave kombëtare, transferet neto (TR), tani kemi: YD = Y + TR – TA (7)

42 Më tej të ardhurat e disponueshme shpërndahen për konsum dhe kursim.
YD= C+ S (8) Më pas i kombinojmë dy identitetet (7) dhe (8), dhe kemi: C + S = YD = Y + TR – TA (9) C = Y – S = Y + TR – TA – S (9a) Tani përdorim anën e djathtë të identitetit (Y+ TR– TA– S) për të zëvendësuar C në identitetin 6. Bëjmë disa transformime dhe kemi: Y + TR – TA – S ana e djathtë Y = C + I + G + Nx S – I = ( G + TR – TA ) + Nx (10) Analizojmë identitetin e 10 S – I = ( G + TR – TA ) + Nx Ana e djathtë e barazimit : G + TR – TA – paraqet deficitin e buxhetit shtetëror. G + TR – përfaqëson shpenzimet që bënë qeveria për blerjen e të mirave dhe shërbimeve. TA – përfaqëson taksat që merr shteti. Taksat janë të ardhurat e shtetit. Nëse (G+TR) shpenzimet e qeverisë tejkalojnë të ardhurat që merr qeveria nga Taksat (TA) atëherë në atë vend kemi deficit buxhetor. G + TR > TA – deficit buxhetor, ose anasjelltas G + TR < TA kemi suficit buxhetor

43 Produkti Ekuilibër Produkti është ne nivelin ekuilibër të tij kur sasia e produktit të prodhuar është e barabartë me sasinë e kërkuar. Një situatë ekuilibri është ajo situatë në të cilën nuk ka forca që shkaktojnë ndryshimin. AD=Y AD Fig.1 Ekuilibri me kërkesë agregate IU - shtesat e paplanifikuara të invertarëve IU>0 6 AD IU<0 Vija 45, ku AD=Y, tregon pikat ku produkti është i barabartë me të ardhurat Y 4 6 8 produkti

44 Funksioni i konsumit dhe kërkesa agregate
Lidhja midis konsumit dhe të ardhurave përshkruhet nga funksioni i konsumit. Supozojmë se kërkesa për konsum rritet me rritjen e nivelit të të ardhurave: C = Ć + cY ( 2) Ć – niveli i konsumit kur niveli i të ardhurave është 0, c – prirja margjinale për konsum, përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi rritje të të ardhururës. Te ky funksion duhet t’i theksojmë dy probleme: kërkesat e individëve për konsum lidhen më shumë me sasinë e të ardhurave se sa me nivelin e prodhimit. Si mund të konsumojnë diçka individët kur të ardhurat e tyre janë 0? Për një kohë të caktuar ata mund të shesin aktivet e tyre, mirëpo do të ishte e vështirë të vazhdohej të bliheshin të mira kur të ardhurat janë 0.

45 Funksioni i konsumit dhe kërkesa agregate
Grafiku i kërkesës agregate përfitohet duke mbledhur kërkesën për konsum me kërkesën për investime. AD AD=Y AD=Ă+cY E C = Ć+cY Ă I Ć Y Yo

46 Formula e produktit ekuilibër
Produkti është në nivelin ekuilibër kur kërkesa agregate është e barabart me produktin. Y = AD ( 6 ) Tani zëvendësojmë kërkesën agregate ( AD ) prej ekuacionit ( 5 ) AD = Ċ + Ĭ + cY, dhe kemi: Y = Ă + cY ( 7 ) përderisa në ekuacionin ( 7 ), në të dy anët e kushtit të ekuilibrit kemi Y, mund të mbledhim kufizat dhe ta zgjidhim duke gjetur nivelin ekuilibër të të ardhurave dhe produktit, që e shënojmë me Y0: 1 Yo = Ă 1 - c

47 Multiplikatori Multiplikatori përfaqëson sasinë me të cilën ndryshon produkti ekuilibër kur kërkesa agregate rritet me një njësi. Formula e multiplikatorit: 1 Α = 1 - c

48 Analiza grafike e multiplikatorit
AD AD=Y Fillimisht pika E, është pika ekuilibruese Me rritjen e shpenzimeve autonome, ΔA kemi zhvendosje të AD – AD’ AD’=Ă’+cY E’ G AG AD = Ă+cY Ă’ E ΔA Efekti i multiplikatorit tregohet në distancë Yo-Yo’ Ă ΔY Y Yo Y’ Yo’

49 Buxheti Teprica Buxhetore përfaqëson tepricën e të ardhurave të qeverisë, që përbëhen prej taksave, mbi shpenzimet e përgjithshme të saj, që përbëhen prej blerjeve të të mirave e shërbimeve dhe pagesave të transferueshme. BS = TA – G – TR

50 Nëse qeveria ka më shumë shpenzime se sa të hyra, atëherë kemi deficit buxhetor.
BS (teprica buxhetore) Pika më e ulët Y BS=tY-G-TR Te ardhurat, produkti -(G+TR) Nëse qeveria grumbullon më shumë taksa, se sa që ka shpenzime atëherë na paraqitet suficiti buxhetor.

51 Modeli IS – LM Kështu që, modeli IS – LM paraqet raportin në mes pjesës “reale”dhe “monetare” të ekonomisë. Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave të interesit dhe nivelet e produktit të tilla që shpenzimet e planifikuara janë të barabarta me të ardhurat. Tani investimet nuk janë autonome, por përcaktohen nga norma e interesit. Prej kapitullit (3) kemi përfituar shprehjen e të ardhurave ekuilibër: Y0= …….… ( 1 ) Ku përcaktojmë c( 1 – t ) si ć. Ă 1-c

52 Grafiku i kërkesës për investime
Grafiku tregon sasinë që firmat planifikojnë të shpenzojnë për investime, për çdo nivel të normës së interesit. Kurba e investimeve është me pjerrësi negative, që do të thotë se një ulje në normën e interesit rrit frytshmërinë e shtesave të stokut të kapitalit, dhe si rrjedhim, kjo çon në rritjen e shpenzimeve të planifikuara për investime, dhe e kundërta. I Pozicioni i grafikut të investimeve përcaktohet nga pjerrësia – kufiza b, dhe nga niveli i shpenzimeve autonome për investime, Ĭ. Shpenzimet për investimet e planifikuara

53 Norma e interesit dhe kërkesa agregate. Kurba IS
AD = C + I + G AD = cTR + C ( 1 – t ) Y + Ĭ – bi + G AD = Ă + ć Y – bi ( 3 ) Ku, Ă = cTR + Ĭ + Ğ ( 4 ) Nga ekuacioni (3) shohim që një rritje në normën e interesit, redukton kërkesën agregate, për një nivel të dhënë të të ardhurave, sepse një normë më e lartë interesi redukton shpenzimet për investime. Kufiza Ă, është pjesa e pandikuar e kërkesës agregate edhe nga niveli i të ardhurave edhe nga norma e interesit, përfshin pjesë të shpenzimeve për investime, Ĭ.

54 Përfitimi i kurbës IS E1-pika fillestare ekuilibruese me Y1. Ă+ćY-bi2
Pika ekuilibruese E1 i korrespondon pika E1 ne figurën e poshtme, me normë interesi i1 dhe Y1 produkt. E1 i1 i2 E2 Me uljen e normë së interesit, nga i1-i2, kemi rritjen e shpenzimeve për investime dhe rritjen e kërkesës agregate IS Y1 Y2

55 Pjerrësia e kurbës IS Kurba IS është me pjerrësi negative, sepse rritja e normës së interesit, redukton shpenzimet për investime, nëpërmjet kësaj redukton kërkesën agregate dhe më tej nivelin ekuilibër të të ardhurave. Po vërejmë që niveli i pjerrësisë së kurbës IS varret nga ndjeshmëria e shpenzimeve për investime ndaj ndryshimeve të normës së interesit (b) dhe nga multiplikatori αG .

56 Supozojmë se shpenzimet për investime janë më të ndjeshme ndaj normës së interesit, do të thotë b është më e madhe. Atëherë një ndryshim në normën e interesit, sjell ndryshim të madh në kërkesën agregate, zhvendosja e madhe e kurbës së kërkesës agregate qon në ndryshimin e nivelit të të ardhurave, dhe si rezultat i gjithë kësaj kemi një kurbë më të sheshtë të IS.

57 Pozicioni i kurbës IS Ă Ă’ Ă–bi1+ćY Ă’–bi2+ćY i1 E1 E2 Y1 Y2 IS AD=Y AD i Y IS’ Do të thotë që, rritja në shpenzimet autonome Ă, qon në zhvendosjen e kurbës IS. Zhvendosja horizontale e IS është e barabartë me multiplikatorin shumëzuar me ndryshimin në shpenzimet autonome.

58

59


Κατέβασμα ppt "Makroekonomi www.valmirnuredini.tk."

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Διαφημίσεις Google