Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

L07 Teoria e kapitalit njerëzor

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Παρουσίαση με θέμα: "L07 Teoria e kapitalit njerëzor"— Μεταγράφημα παρουσίασης:

1 L07 Teoria e kapitalit njerëzor
Prof.as. Avdullah Hoti

2 Diferenca në paga si rezultat i arsimit

3 Hyrje Teoria e investimit në kapital njerëzor mundëson analizimin e racionalitetit të investimeve në kapital njerëzor Teoria është e pasur sa i përket implikimeve që mund të derivohen nga ajo

4 Konteksti Firma prodhuese ka instaluar makineri robotike
Duhet trajnuar punëtorët për ta përdorur atë Por: Trajnimi është i kushtueshëm Rreziku nga: ‘vjedhja’ e punëtorëve nga konkurentët ikja e punëtorëve pas mbarimit të trajnimit

5 5 minuta diskutim, punoni në grupe
Çështjet kyçe Kur është e leverdisshme të trajnohen punëtorët? Si të ndahen shpenzimet dhe benefitet nga trajnimi ashtu që pronarët dhe punëtorët të jenë të kënaqur? Kush i bart shpenzimet e trajnimit? Çfarë lloj trajnimi duhet tu jepet punëtorëve? Cilët punëtorë duhet trajnuar? Si të sigurohemi që pas trajnimit, punëtorët nuk e lëshojnë firmën? Kush duhet të largohet nga firma, nëse duhet larguar dikë? 5 minuta diskutim, punoni në grupe

6 Teoria e kapitalit njerëzor (TKNj)
Jep përgjigje koncize në çështjet e shtruara më lartë Aplikohet për të studiuar vendimin e individëve për investim në kapitalin njerëzor (KNj) Shumë e rëndësishme në teorinë ekonomike Janë dhënë dy çmime Nobel për ekonomi në këtë fushë Theodor Schultz (1979) Bazat e studimit të investimit në KNj Gary Becker (1992) Norma e kthimit nga investimi në kapitalin njerëzor

7 Teoria e kapitalit njerëzor (TKNj)
Format kryesore të investimit në KNj Arsimi formal Trajnimi në punë Format e tjera të investimit në KNj: Kujdesi shëndetësor Kujdesi ndaj vetes Ushtrimet e ndryshme etj.

8 Arsimi formal (1) 5 minuta diskutim
Çfarë ka ndikuar që ju keni vendosur të vijoni arsimin e lartë? 5 minuta diskutim

9 Arsimi formal (1) Si vendosin personat për të vijuar arsimin? Ndikohen nga faktorë të ndryshëm Por, fakotri më i rëndësishëm është karriera Në parim, individët vendosin të vijojnë arsimin nëse: përfitimet e arsimit > kostot nga arsimi

10 Arsimi formal (1) E njëjtë me teorinë e investimit në kapitalin fizik
Teoria e kapitalit njerëzor (TKNj) nga Gary Becker E njëjtë me teorinë e investimit në kapitalin fizik Invesitmi në kapital fizik ndodh kur fitimet > investimi Problemi: shpenzimet paraqiten tani, benefitet paraqiten në të ardhmen. Investimi në KNj Diferenca në paga pas mbarimit të arsimit Kostot e arsimit paraqitet menjëherë Kostot direkte: Librat, qiraja, pagesa e vitit akademik Kostot indirekte: Pagat e humbura

11 Arsimi formal (2) Personi fiton pagë: K1 fitohet në vitin 1998
Shembull: Jemi në vitin 1997 Personi fiton pagë: K1 nëse mbaron SHM dhe J1 nëse jo, vini re: K1 > J1 K1 fitohet në vitin 1998 Duhet diskontuar K1: (K1-J1)/(1-r)=D1 D1=shuma e mjeteve që mund të vihet në bankë që sjell fitime aq sa është diferenca në paga në mes K1 dhe J1

12 Arsimi formal (2) Personi mund të fitoi interes ‘r’
Nëse sot personi do të kishte D1 dhe i investon në bankë, atëherë pas një viti fiton: D1 + rD1 = D1 (1+r) D1 (1+r) = K1 – J1 Pas dy vitesh: (K2-J2)/(1+r)2=D2 Pas ‘n’ vitesh: (Kn-Jn)/(1+r)n=Dn Kthimi total pas ‘t’ vitesh shprehet: kthimi total = Σ(Kt-Jt)/(1+r)t Por ka edhe kosto: direkte (C0) dhe indirekte (J0) C0+J0 < Σ(Kt-Jt)/(1+r)t

13 Arsimi formal (3) IMPLIKIMET: Shpaguhet investimi në arsim në moshë të re Në vitet e para të arsimit formal, benefitet tejkalojnë gjithmonë kostot Arsyeja: kur dimë shumë pak, përfitojmë shumë nga arsimi IMPLIKIMET: Ka një moshë dhe kohë optimale për të investuar në arsim Në moshë të re, kostoja oportune e arsimit është e ulët: Arsyeja: mundësitë për punësim janë të vogla Kjo e zvogëlon koston

14 Kostot dhe benefitet e arsimit dhe investimi optimal në arsim
IMPLIKIMET: Rritja e shpenzimeve për arsim => zvogëlohen regjistrimet personat që kanë pagë të lartë kanë më pak gjasa për të investuar në arsim kosto oportune e lartë IMPLIKIMET: Rritja e normës së interesit => më pak investime në arsim Është më mirë të punohet dhe të depozitohen mjetet në bankë Arsimi është i mirë kur mundësitë tjera janë të pakta

15 Kostot dhe benefitet e arsimit dhe investimi optimal në arsim
IMPLIKIMET: Fluktuimet afatshkurtra të ‘i’ nuk ndikojnë në arsim, ‘i’ afatgjate është me interes IMPLIKIMET: koha (T) Sa më i gjatë cikli i jetë/punës, aq më përfituese është investimi në arsim (më shumë vite për të kthyer investimet) Femrat investojnë më pak në arsim për shkak të tërheqjes më të gjatë nga tregu i punës IMPLIKIMET: diferenca K – J Kur kjo diferencë rritet, atëherë rritet pjesëmarrja në arsim

16 Efektet jo-monetare të arsimit
Ka plot arsye të tjera përse njerëzit investojnë në arsim, përveç diferencës në paga që sjell investimi në arsim Fitimi i një vendi pune më prestigjioz Përmirësimi i kushteve të jetës Por ka edhe kosto jo-monetare” Efektet në familje (shtyrjet e martesave, fëmijëve etj) Stresi gjatë arsimit

17 Trajnimi në punë (O-J-T)
Dy lloje të O-J-T: Gjeneral: Njohuritë e fituara janë të aplikueshme tek të gjitha firmat Pas trajnimit punëtori e rrit produktivitetin e tij në të gjitha firmat Specifik: Njohuritë e fituara janë të aplikueshme vetëm në firmën specifike Pas trajnimit puntëtori e rrit produktivitetin e tij vetëm në firmën specifike 5 minuta diskutim: diskutoni disa shembuj të trajnimit gjeneral dhe trajnimit specifik

18 O-J-T gjeneral (1) Shembull: Firma investon në trajnimin e punëtorit 25 vjeç Kosto e trajnimit 500 Euro Produktiviteti rritet për 1,000 Euro për të gjitha vitet KONKLUZION: Investimi është i leverdisshëm POR: investimi është gjeneral Çfarë page duhet paguar punëtorit gjatë trajnimit dhe më pas? Firma ka bartur koston e trajnimit prandaj duhet të kthejë shpenzimet Firmat rivale janë të gatshme t’i ofrojnë atij rritje prej 500 E pasi prapë arrijnë fitim (ato nuk kanë bërë shpenzime të trajnimit) Kjo rritje duhet të jepet edhe nga vetë firma Por firmat rivale mund të paguajnë punëtorin deri në 1,000 E dhe prapë kanë fitime pasi nuk kanë paguar koston e tranjnimit

19 O-J-T gjeneral (2) Zgjidhja: punëtori bart kostot e trajnimit
Punëtori e blen rritjen në pagë prej 1,000 E pas trajnimit Në praktikë rrallë ndodh që punëtori të paguajë për trajnimin pranon të punojë për pagë më të ulët gjatë kohës së trajnimit Shembuj: puna praktike

20 Trajnimi gjeneral: Ndarja e kostove

21 O-J-T specifik (1) Shkathtësitë e fituara pas trajnimit mund të përdoren vetëm në firmë Firma duhet të mbulojë shpenzimet pasi punëtori nuk mund t’i përdorë ato shkathtësi në firmat tjera Në praktikë: ndahen kostot dhe benefitet në mes të punëtorit dhe firmës Pas trajnimit, punëtori e dinë që vlera e tij është më e ulët në firmat tjera se sa në firmën aktuale Firma e dinë që humbja e këtij punëtori është e kushtueshme HOLD-UP PROBLEM

22 Trajnimi specifik: Ndarja e kostove

23 Përcaktimi në praktikë i llojit të O-J-T
Bazohet në krahasimin e pagës në mes të: ‘eksperiencës’ përvoja totale e punës në treg ‘tenurit’ përvoja e punës në firmën specifike

24 Përcaktimi në praktikë i llojit të O-J-T
Shembull: ABC ka 100 punëtorë të moshës 35 vjeç: Gjysma e tyre punojnë në ABC që nga fillimi i karrierës së tyre në mëshën 25 vjeçare Eksperienca = 10 vite, tenuri = 10 vite Gjysma tjetër kanë punuar 3 vite në një kompani tjetër dhe pastaj kanë ardhur në ABC ku kanë 7 vite përvojë pune Eksperienca = 10 vite, tenuri = 7 vite

25 Përcaktimi në praktikë i llojit të O-J-T
Krahasojmë pagën në mes tyre: Nëse nuk ka diference në paga në mes tyre O-J-T në këtë firmë është gjeneral: Nëse ka diferencë në paga O-J-T është specifik qëndrimi në firm e rrit produktivitetin e punëtorëve

26 Si të lidhen punëtorët me firmën?
Punëtorët qëndrojnë në firmë kur shkathtësitë e fituara gjatë qëndrimit në firmë janë specifike Sa më shumë që janë këto shkathtësi specifike, aq më e fortë lidhja e punëtorit me firmën Firma që ka ‘turnover’ të punëtorëve të ulët është firmë ku fitohet trajnim specifik Metafora e martesës vs qëndrimi i punëtorëve në firmë: Evidenca: martesat zgjasin më shumë kur ‘investohet’ Prezenca e fëmijët e zvogëlon mundësinë e divorcit Probabiliteti i ndarjes në vitet e para të martesës është më i madh ngase ende nuk është ‘investuar’

27 Pyetje për diskutim Cili është rregulli që mund të përdoret për të përcaktuar natyrën gjenerale ose specifike të shkathtësive të fituara në universitet? Mendoni për një punë që ju e keni bërë. Çfarë kanë qenë shkathtësitë e fituara në atë punë? Gjenerale apo specifike? Diskutoni dhe jepni arsyet? Nëse një firmë kërkon që punëtorët e saj të investojnë në aftësi shumë specifike, a do të ketë ndonjë kosto për firmën? A duhet firma të dizajnojë vende pune që punëtorët të zhvillojnë aftësi gjenerale? Disa firma punësojnë punëtorë të papërvojë, me pagë të ulët, i trajnojnë ata dhe krijojnë një lidhje afatgjate me ta. Çfarë llof firma janë këto? Çfarë lloj trajnimi apo shkathtësish ofrojnë këto firma? Disa firma ‘vjedhin’ punëtorët nga firmat e tjera. Çfarë llof firma janë këto? Çfarë lloj pune ofrojnë këto firma? Çfarë është ‘Hold-up problem’? Përse ndodh? Jepni ndonjë shembull specifik. Si mund të evitohet?


Κατέβασμα ppt "L07 Teoria e kapitalit njerëzor"

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Διαφημίσεις Google