Κατέβασμα παρουσίασης
Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε
ΔημοσίευσεἘλισάβετ Ζαφειρόπουλος Τροποποιήθηκε πριν 6 χρόνια
1
Modeli IS – LM Tregjet e aktiveve Tregu i mallrave Tregu monetar Tregu i obligacioneve Kërkesa Oferta Kërkesa agregate Produkti Të ardhurat Normat e interesit Politika Monetare Politika Fiskale Kështu që, modeli IS – LM paraqet raportin në mes pjesës “reale”dhe “monetare” të ekonomisë.
2
Tregu i të mirave dhe kurba IS
Kurba ose grafiku IS paraqet kombinimet e normave të interesit dhe nivelet e produktit të tilla që shpenzimet e planifikuara janë të barabarta me të ardhurat. Tani investimet nuk janë autonome, por përcaktohen nga norma e interesit. Prej kapitullit (3) kemi përfituar shprehjen e të ardhurave ekuilibër: Y0= …….… ( 1 ) Ku përcaktojmë c( 1 – t ) si ć. Ă 1-c
3
Në këtë model, të ardhurat ekuilibër përcaktohen nga dy faktorë: shpenzimet autonome ( Ă ), dhe prirja për konsum nga të ardhurat ( ć ). Nga ekuacioni (1) prirja për konsum nga të ardhurat, varret nga prirja për konsum nga të ardhurat e disponueshme ( c ) dhe nga pjesa e një dollari shtesë që mbetet mbas taksave ( 1 – t ). Sa më i lartë të jetë niveli i shpenzimeve autonome dhe sa më e lartë të jetë prirja për konsum, qa më i lartë është niveli i të ardhurave.
4
Investimet dhe norma e interesit
Shpenzimet për investime ( I ) janë trajtuar plotësisht si ekzogjene, mirëpo tani shpenzimet për investime bëhen të varura prej nivelit të të ardhurave, pasi që futim normat e interesit si pjesë e tij.. Defonicioni i investimeve.. Duke bërë blerjen e këtyre mallrave, firmat duhet të marrin hua për të blerë të mira për investime. Dhe sa më e lartë të jetë norma e interesit për huamarrje, aq më të ulëta janë investimet, dhe e kundërta, sa më e vogël të jetë norma e interesit, firmat do të marrin hua dhe do të investojnë.
5
Grafiku i kërkesës për investime
Funksioni i shpenzimeve për investime I = Ĭ – bi , b>0, ( 2 ) Ku, i – përfaqëson normat e interesit, Ĭ – shpenzimet autonome të investimeve, pra shpenzimet për investime janë të pavarura nga të ardhurat dhe nga norma e interesit, b – ndjeshmëria e investimeve ndaj normës së interesit.
6
Grafiku i kërkesës për investime
Kurba e investimeve është me pjerrësi negative, që do të thotë se një ulje në normën e interesit rrit frytshmërinë e shtesave të stokut të kapitalit, dhe si rrjedhim, kjo çon në rritjen e shpenzimeve të planifikuara për investime, dhe e kundërta. Grafiku tregon sasinë që firmat planifikojnë të shpenzojnë për investime, për çdo nivel të normës së interesit. Pozicioni i grafikut të investimeve përcaktohet nga pjerrësia – kufiza b, dhe nga niveli i shpenzimeve autonome për investime, Ĭ. I Shpenzimet për investimet e planifikuara
7
Nëse investimet kanë ndjeshmëri të lartë ndaj normës së interesit, atëherë një rënie e vogël në normat e interesit do të qojë në një rritje të madhe në investimet, kështu që grafiku është pothuajse i sheshtë. i Dhe e kundërta ?? Nëse investimet janë pak të ndjeshme ndaj normës së interesit, grafiku do të jetë afërsisht vertikal I Shpenzimet për investimet e planifikuara
8
Norma e interesit dhe kërkesa agregate. Kurba IS
AD = C + I + G AD = cTR + C ( 1 – t ) Y + Ĭ – bi + G AD = Ă + ć Y – bi ( 3 ) Ku, Ă = cTR + Ĭ + Ğ ( 4 )
9
Nga ekuacioni (3) shohim që një rritje në normën e interesit, redukton kërkesën agregate, për një nivel të dhënë të të ardhurave, sepse një normë më e lartë interesi redukton shpenzimet për investime. Kufiza Ă, është pjesa e pandikuar e kërkesës agregate edhe nga niveli i të ardhurave edhe nga norma e interesit, përfshin pjesë të shpenzimeve për investime, Ĭ.
10
Përfitimi i kurbës IS www.valmirnuredini.tk
E1-pika fillestare ekuilibruese me Y1. Ă+ćY-bi2 E2 Ă-bi2 Pika ekuilibruese E1 i korrespondon pika E1 ne figurën e poshtme, me normë interesi i1 dhe Y1 produkt. Ă+ćY-bi1 E1 Ă-bi1 Me uljen e normë së interesit, nga i1-i2, kemi rritjen e shpenzimeve për investime dhe rritjen e kërkesës agregate Y1 Y2 i E1 i1 i2 E2 IS Y1 Y2
11
Pjerrësia e kurbës IS Kurba IS është me pjerrësi negative, sepse rritja e normës së interesit, redukton shpenzimet për investime, nëpërmjet kësaj redukton kërkesën agregate dhe më tej nivelin ekuilibër të të ardhurave. Po vërejmë që niveli i pjerrësisë së kurbës IS varret nga ndjeshmëria e shpenzimeve për investime ndaj ndryshimeve të normës së interesit (b) dhe nga multiplikatori αG .
12
Supozojmë se shpenzimet për investime janë më të ndjeshme ndaj normës së interesit, do të thotë b është më e madhe. Atëherë një ndryshim në normën e interesit, sjell ndryshim të madh në kërkesën agregate, zhvendosja e madhe e kurbës së kërkesës agregate qon në ndryshimin e nivelit të të ardhurave, dhe si rezultat i gjithë kësaj kemi një kurbë më të sheshtë të IS.
13
Pozicioni i kurbës IS Ă Ă’ Ă–bi1+ćY Ă’–bi2+ćY i1 E1 E2 Y1 Y2 IS AD=Y AD i Y IS’ Do të thotë që, rritja në shpenzimet autonome Ă, qon në zhvendosjen e kurbës IS. Zhvendosja horizontale e IS është e barabartë me multiplikatorin shumëzuar me ndryshimin në shpenzimet autonome.
14
Oferta ( ESG ) dhe kërkesa ( EDG ) e tepërt në tregun e të mirave, kurba IS
Pika sipër – djathtas kurbës IS, pika ESG i korrespondon një ofertë e tepërt për të mira, ndërsa pikat poshtë majtas– kemi kërkesë të tepërt për të mira (EDG).
15
Në pikën E1, kemi të njëjtin nivel të të ardhurave Y1, sipër pikës E1, por norma e interesit është më e ulët dhe si rrjedhim, kërkesa për investime dhe për të mira është më e lartë se në pikën E1. Kjo do të thotë që kërkesa për të mira tejkalon nivelin e prodhimit dhe ekziston një kërkesë e tepërt për të mira. i Y i1 i2 IS ESG EDG E2 E1 E3 E4 Të ardhurat, produkti Situata e ngjashme është edhe te pika E4, kur norma e interesit është më e lartë se E2, kërkesa për të mira është më ë ulët se ne pikën E2, prandaj kemi një ofertë të tepërt për të mira. Oferta ( ESG ) dhe kërkesa ( EDG ) e tepërt
Παρόμοιες παρουσιάσεις
© 2024 SlidePlayer.gr Inc.
All rights reserved.