Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

Η παρουσίαση φορτώνεται. Παρακαλείστε να περιμένετε

ASPEKTET LABORATORIKO-KLINIKE TË β-HCG

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Παρουσίαση με θέμα: "ASPEKTET LABORATORIKO-KLINIKE TË β-HCG"— Μεταγράφημα παρουσίασης:

1 ASPEKTET LABORATORIKO-KLINIKE TË β-HCG
Udhëheqës shkencor: Punoi: Dr.Sh.M Admir Nake Jermila Malaj

2 β-HCG është një ndër ekzaminimet hormonale më të kërkuara në spitale dhe klinikat mjekësore. Lidhja e parë bëhet me të është “hormoni i shtatëzanisë”. Sigurisht që në rutinën laboratorike e klinike përdoret më tepër për diagnostikimin e monitorimin e shtatëzanisë, por jo vetëm.

3 SHTATËZANIA  Shtatëzania normale zgjat afërsisht 40 javë të matura nga dita e parë e menstruacioneve të fundit. Dita e lindjes së fëmijës i referohet “ditës së pritshme të lindjes” që i takon të jetë 40 javë nga dita e parë e menstruacioneve të fundit. Periudha e shtatëzanisë ndahet në tre trimestra, secili i përbërë nga 13 javë. Gjatë shtatëzanisë ndodhin ndryshime të rëndësishme: Fiziologjike Metabolike Hormonale

4 Diagnoza e shtatëzanisë kërkon një qasje shumëplanëshe duke përdorur 3 mjete kryesore diagnostikuese. Këto janë: historia dhe ekzaminimi fizik vlerësimi i laboratorit Ultrasonografia Aktualisht, mjekët mund të përdorin të gjitha këto mjete për të diagnostikuar shtatëzaninë në fazat e hershme dhe për të ndihmuar në përjashtimin e patologjive të tjera Vlerësimi laboratorik  Hormone të ndryshme mund të maten dhe monitorohen për të ndihmuar në diagnozën e shtatëzanisë. Analizat më të përdorura janë për nën-njësinë beta të hCG. Hormonet e tjera që janë përdorur përfshijnë progresteronin dhe faktorin e hershëm të shtatëzanisë.

5 HCG HCG është një glikoproteinë e ngjashme me strukturën e hormonit folikulo-stimulues (FSH), hormonit luteinizues (LH) dhe tirotropinës. HCG përbëhet nga nënnjësitë alfa dhe beta. Nënnjësia alfa e HCG është e ngjashme me nënnjësinë alfa të FSH, LH, dhe tirotropinës. Nënnjësia e lirë beta e HCG ndryshon nga të tjerat sepse ka një bisht 30-aminoacid në terminalin COOH.

6 Indikimet: Shtatëzania
Sëmundjet trofoblastike gestacionale (të shtatëzanisë) Mola totale (komplete) dhe e pjesëshme Mola invasive dhe koriokarcinoma Koriokarcinoma Hipofiza Sëmundje të tjera (jo të lidhura me shtatëzaninë)

7 βHCG si markues tumoral
Rritjet në β-HCG gjenden edhe tek pacientët me karcinomë të mitrës, karcinoma embrionale, poliembriome, tumore të përziera të qelizave, dhe më pak të zakonshme, disgerminoma. β-HCG dhe laktogjeni placentar human (hPL) janë markuesit më të dobishëm për sëmundjen trofoblastike dhe mund të lokalizohen në sincitiotrofoblastin e molës hidatiforme të pjesëshme dhe të plotë. Intensiteti dhe modeli i imunoreaktivitetit për këto antigjenë ndryshojnë në molën e pjesshme dhe të plotë. Koriokarcinoma gestationale demonstron ndryshime, por pozitive, ngjyrosje për beta-hCG dhe hPL.

8 Aktualisht përdoren 4 metodika kryesore per matjen e HCG:
(1)radioimunotesti (2) metoda imunoradiometrike (3) ELISA (4) fluorometria Këto metodika janë shumë specifike për HCG me antitrupa të drejtuara kundrejt 2 ose më shumë izotopeve në molekulën e HCG-së të paprekur. Koha e zbulimit lidhet me ndjeshmërinë e analizës që përdoret. Shumica e testeve aktuale të shtatëzanisë kanë ndjeshmëri ndaj përafërsisht 25 mIU / mL. Pajisjet e matjes së HCG-së në urinë duhet të formulohen për të zbuluar HCG e hiperglikolizuar, e cila është molekula kryesore në shtatëzaninë e hershme.

9 Monitorimi i vazhdueshëm i β-HCG - Nuk ekziston një model i vetëm i HCG për të treguar një shtatëzani të hershme të parregullt,prandaj duhet të kihet kujdes në interpretimin e vlerave serike të vazhdueshme të HCG në vlerësimin e shtatëzanisë së hershme .Nga ana tjetër, një nivel i lartë anormal ose rritje e përshpejtuar mund të nxisë hetimin mbi mundësinë e shtatëzanisë molare, shtatëzanive të shumta ose anomalitë kromozomale Rezultatet false - Ashtu si me shumicën e testeve, rezultatet e testimit të HCG mund të jenë gabimisht negative ose pozitive. Prevalenca e rezultateve HCG të serumit pozitiv është i ulët, me vlerësime që variojnë nga %. Rezultatet HCG të gabuara të serumit janë zakonisht për shkak të ndërhyrjes nga substancat jo-HCG ose matja e HCG-së së hipofizës.

10 QËLLIMI I STUDIMIT Nisur nga rëndësia laboratorike e klinike e β-HCG në këtë studim ne do të ndalemi në : Shqyrtimi i hollësishëm teorik i β-HCG Shqyrtimi i rëndësisë praktike të β-HCG në këndëvështrimin klinik Përshkrimi dhe veçoritë e metodave laboratorike Variacionet e kurbës së β-HCG sipas vlerave të gjetura në rastet e studiuara dhe krahasimi me kurbën normale sipas vlerave referente për të njëjtën moshë shtatëzanie Njohja dhe vlerësimi i rezultateve të përftuara nga rastet e marra në studim

11 Në këtë studim janë shqyrtuar në mënyrë retrospektive 44 raste të grave shtatëzana në SUOGJ "Koço Gliozheni” në periudhën Janar-Qershor Grumbullimi i të dhënave u bë nga kartelat klinike: diagnoza klinike, mosha e barrës, niveli i β- HCG dhe niveli i free β-HCG. Metodika e matjes u krye me anë të metodës imunoenzimatike ELISA.

12 Grafiku 1.3: Kurba e vlerave normale dhe vlerat e gjetura të β-HCG sipas moshës së barrës 

13

14

15

16 Grafiku 2.1: Kurba e vlerave të β-HCG në rastet patologjike sipas moshës së barrës

17 Grafiku 3.1: Kurba e vlerave të free β-HCG sipas moshës së barrës

18

19

20 Grafiku 4.1: Korrelacioni midis vlerave të β-HCG dhe free β-HCG për të njëjtat raste

21 PËRFUNDIME U morën gjithsej 44 femra në studim nga të cilat , në 17 raste ishte matur vetëm β-HCG, në 17 raste vetëm free β-HCG dhe në 10 raste ishin bërë të dyja ekzaminimet. Nga krahasimi i kurbës normale me kurbën e përftuar me vlerat e matura të β-HCG në 27 raste u vu re një kurbë jo normale me luhatje të vazhdueshme të vlerave të matura. Nga 27 raste në të cilat u mat β-HCG, 3.7% janë të diagnostikuar me abort incipient, 11.1% me molë hidatiforme, 14.8 % me missed abort, 3.7% me shtatëzani ekstrauterine, 3.7% me anomali fetale kongenitale dhe 63% gravidancë.

22 PËRFUNDIME Nga 27 raste në të cilat është matur β-HCG , 81.49% e tyre kanë vlera normale ,18.51% paraqesin vlera nën kufirin e poshtëm të normës dhe 0% vlera të rritura. Nga 27 raste në të cilat është matur β-HCG, 29.63% e tyre janë në trimestrin e parë të shtatëzanisë, 62.97% në trimestrin e dytë dhe 7.4% në trimestrin e tretë. Nga 27 raste në të cilat u mat free β-HCG, u vu re një kurbë jo normale me luhatje të vazhdueshme të vlerave.

23 PËRFUNDIME Nga 27 raste të cilave u është matur free β-HCG, 7.4% paraqesin gjendje të pasigurt fetale dhe 92.6% janë gravidancë . Nga 27 raste të cilave u është matur free β-HCG, 55.6% e tyre janë në trimestrin e parë të shtatëzanisë, 44.4% në trimestrin e dytë dhe asnjë rast në trimestrin e tretë.  Nga 10 raste në të cilat u bënë të dyja ekzaminimet, si β-HCG dhe free β- HCG, u vu re një korrelacion i fortë midis tyre (r = ).

24 FALENDERIME Falenderoj udhëheqësin e temës Dr. Sh
FALENDERIME Falenderoj udhëheqësin e temës Dr.Sh.M Admir Nake për përkushtimin, kohën ,seriozitetin dhe ndihmën e ofruar për realizimin e këtij studimi! Falenderoj familjen time për mbështetjen dhe besimin që më kanë dhënë përgjatë gjithë viteve të studimeve! Falenderoj pedagogët e FSHMT për punën e bërë në përcjelljen e dijeve! Falenderoj miqtë e kolegët që me kanë qëndruar pranë e më kanë mbështetur! Falenderoj SUOGJ “ Koço Gliozheni” , veçanërisht Dr. Arben Rrugia, për mundësimin e kryerjes së këtij studimi !

25 FALEMINDERIT!


Κατέβασμα ppt "ASPEKTET LABORATORIKO-KLINIKE TË β-HCG"

Παρόμοιες παρουσιάσεις


Διαφημίσεις Google